Teuta dhe Skënderbeu janë ndarë në një barazim pa gola në ndeshjen e sotme miqësore që zhvilluan të dy ekipet si pjesë të përgatitjeve për rifillimin e sezonit.
Një duel i luftuar në Durrës që dhrimi emocione, por jo gola, me durrsakët që u ndalën dy herë nga shtylla.
ë pjesën e parë ishte Jazxhi që goditi një të tillë pas një goditje nga këndi, ndërsa në të dytën, Traore u ndal përsëri para katërkëndorit të korçarëve duke mos arritur që të dërgonte topin në rrjetë në të njëjtën mënyrë.
Teuta u shfaq shumë më në formë në këtë duel, ndoshta edhe për faktin se dëmtimet kanë përgjysmuar skuadrën korçare në këto ditë të fazës përgatitore dhe trajneri Shehi nuk kishte shumë alternativa në dispozicion duke u besuar të rinjve si zëvendësues.
Gjithsesi, edhe Teuta nuk e ka mbyllur pa probleme duelin e sotëm, pasi Avdyli la i dëmtuar fushën e lojës që në pjesën e parë, ndërsa Sidibe në fundin e takimit shqetësoi jo pak me dëmtimin e tij duke dalë edhe ai i shoqëruar nga stafi mjekësor.