Paradoksi me ‘Mesin e Kosovës’/ Kërkohet nga Milan e Barcelona, nuk luan me ekipin e tij

19 Janar 2019, 13:28Sport TEMA

Lajmi më i bujshëm për shqiptarët në ditët e fundit, ishte interesimi që Barcelona dhe Milani kanë shfaqur për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

19-vjeçari që shihet si një nga talentet më premtues dhe cilësohet nga mediat e huaja si ‘Mesi i Kosovës’, në fakt nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin belg.

Ai aktivizohet me skuadrën e Genkut dhe pavarësisht emrit që ka në Belgjikë, padyshim që konsiderohet një skuadër modeste në Europë.

Fakti që Genk ka një futbollist si Zhegrova në grup, duket se për ta nuk është më një luks dhe 19-vjeçari duket se nuk është më as në planet e trajnerit.

Në ndeshjen e fundit të luajtur ditën e djeshme, ku Genku fitoi në transfertë 2-3 ndaj Saint Truidenit, Zhegrova qëndroi në stol për 90 minuta.

Trajneri i Genkut, Filip Klement shfrytëzoi vetëm 2 zëvendësime duke mos lejuar sërish që talenti nga Kosova të gjejë minuta në këtë ndeshje.

Fakti që kërkohet nga klubet më elitare në Europë, duket se nuk i bën përshtypje drejtuesve të cilët në fakt duhet ta promovojnë për të përfituar edhe nga ana financiare. Hera e fundit që Zhegrova ka luajtur si titullar, ishte në nëntorin e vitit të shkuar, ndërkohë që në 5 ndeshjet e fundit, ai ka luajtur vetëm 1 minutë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje