Thaçi: Teket personale të asnjë lideri s’guxojnë të lëndojnë interesin e SHBA-së për Kosovën

19 Janar 2019, 16:04Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se zhvillimet aktuale dhe disa veprime të institucioneve të Kosovës, po përcillen me shqetësim nga Qeveria amerikane, duke kërkuar që “këshilltat miqësore amerikane” të respektohen.

“Zhvillimet aktuale dhe disa nga veprimet e institucioneve shtetërore janë duke u përcjellë me shqetësim nga qeveria amerikane. Kjo situatë është për keqardhje. Prandaj, tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe pacifikimin e rajonit”, ka shkruar Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook.

Presidenti Thaçi po ashtu thotë se “teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar që të pezullojë taksën prej 100 për qind, të vendosur ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Megjithatë, ai insiston se kjo masë do të hiqet kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi thotë se “cenimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cenimit të shtetit tonë”.

“Gjithashtu, as arroganca e treguar në raport me Bashkimin Evropian nuk e nderon shtetin dhe as nuk i bënë krenarë aleatët tanë dhe SHBA-në. Aleanca e Kosovës me SHBA-në peshon më shumë dhe është më e rëndësishme se interesi i kujtdo qoftë”, shkruan Thaçi.

“Duhet të jemi krenarë për lirinë që e gëzojmë dhe për ndërtimin e shtetit tonë. Jo shumë vite më parë, kjo ishte vetëm një ëndërr e largët. Tani është realitet i përjetshëm.

Rrugëtimi ynë ishte tepër i gjatë dhe me plotë vështirësi e sakrifica. Por, ne nuk ishim të vetmuar përgjatë këtij rrugëtimi.

Suksesi ynë historik do të ishte i pamundur pa ndihmën e SHBA-së dhe aleatëve tjerë perëndimorë. Prandaj, duhet të jemi mirënjohës përgjithmonë.

Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përhershme, mirëpo përkrahja amerikane nuk mund të konsiderohet e pakushtëzuar në rast se ne bëjmë gabime që i vënë në pikëpyetje interesat dhe vlerat amerikane në Kosovë, rajon dhe Evropë. Vlerat tona dhe vizioni ynë përputhen me ato amerikane.

Zhvillimet aktuale dhe disa nga veprimet e institucioneve shtetërore janë duke u përcjellë me shqetësim nga qeveria amerikane. Kjo situatë është për keqardhje. Prandaj, tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe pacifikimin e rajonit.

Teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës.

Cenimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cenimit të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi.

Qeveria e Kosovës, në fund të vitit të kaluar vendosi taksë doganore ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kërkuar që kjo masë të hiqet, ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në dialogun në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa kjo masë të mos shfuqizohet.

7 komente në “Thaçi: Teket personale të asnjë lideri s’guxojnë të lëndojnë interesin e SHBA-së për Kosovën”

  1. Eri says:

    Trampi eshte i injorant komplet.E vuri Putin ne pushtet.Sa me shpejt te largohet nga Shtepia e Bardhe me mire do te jete.

  2. Spartak VERDHA says:

    Me 9 SHTATOR 2018 shkrimit te Tema Online me titull :
    ” VUÇIÇ NUK I BINDET URDHERIT TE HARADINAJT , NISET PER NE DRENICE PERMES RRUGEVE DYTESORE , POR … NDALOHET NGA POLICIA ” i kam bërë komentin e më poshtëm :

    E mre Hashim Thaçi .
    A e shef kush është Vuçiçi ?
    Jam i bindur , se duhet ta dije mirë , që kur kape pushkën për liri , që kur u çlirua Kosova me ndihmën e NATO-s , e shyqyr , veçanërisht me këmbënguljen e Amerikës dhe Bill Klintonit , se kush janë serbët dhe politikat e metodat tyre . Mos të rrej mendja o Hashim Thaçi, se Vuçiçi do ndryshojë dhe do dali nga natyra e vet tradicionale e kahershme , që ka qenë dhe është edhe natyra nacional-shoviniste e tij dhe e gjithë klasës politike serbomadhe , që prej shekujsh e pa ndryshuar asnjë grime e për asnjë moment .
    Po si more Hashim , se dij ku i gjete këto mend e këtë shkollë për të drejtën me bo pazare , duke i dhënë Serbisë , toka e troje den baba den shqiptare , në këmbim , po të trojeve shqiptare .
    Duhet ta dijsh mirë , ose shko e mësoje , se shqiptarët , jo ma larg se 140-150 vjet ma parë , Nishin e kishin qendër të tyre të rëndësishme , njëlloj si Shkupin , Prizrenin , etj.
    Vetëm 1 .
    Duhet ta dijsh , se fshati Llugaxhijë , në zemër të Kosovës , është i gjithi me fshatarë nga Reçica e rrethinave të Nishit , madje mbi gjysma e banorëve mban mbiemrin Reçica , e janë shpërngul me dhunë e genocide , prej trojeve të tyre , jo ma shumë se 100 vjet ma parë .
    Ç’farë loje po don me bo , apo , po ta bojnë e po ta fusin të tjerët . Po i njeh Serbisë kufi në Mitrovicë , sepse ka pru ca serb aty , sikurse kudo , nëpër Ballkan në zbatim prej shekujsh të politikave të mbrapshta nacional-shoviniste e serbomëdha .
    Ja thyen hundët kroatët . Gjaku lumë shkoi në Bosnje e prap atje , konflikti është gati , veç pret shkrepsen Thaçi-Vuçiç . Gjak u bo Kosova , dhe përditë ulërasin serbët e kisha e saj , Kosova është Serbi , Kosova zemra jonë , Be-në e japim e Kosovën se lëshojmë . S’po lejnë rast pa demostru politikat e tyre konfliktuale e shoviniste nëpër ç’do cep ku ka një manastir , apo disa familje serbe , ashtu si edhe sot , ky kampion i paqes , si rrugaç , e asgjë më shumë ( hajde President Serbie hajde ) , donte pa leje , medoemos , rrugë pa rrugë ,me shku tek një familje serbe , e ku , në Drenicë , vetëm që provokimi të kapte majat .
    Sa më shpejt , mezi pritet shkrepsja Thaç-Vuçiç , me ndez konflikte në Maqedoni e Mal të Zi .
    A e kupton që je dalë mendsh fare .
    Ç’farë kujton ti , se me që u zgjodhe me marifete e llogarira president Kosove , mund të kesh të drejtë me bo pazare në emër të të gjithë popullit shqiptar dhe për trojet e tij .
    Ti shkon tek Mogherini , me bisedu për paqe me Vuçiçin , kur politika e shtetit serb dhe shtetarëve të saj , s’po lënë rast e ditë pa e luftu shtetin e ri dhe duke vepru pa pushim kundër popullit shqiptar dhe kundër shteteve të Kosovës , Shqipërisë , e madje edhe në Mal të Zi e Maqedoni , vetëm se jetojnë shqiptarët den baba den prej mijëra vitesh në autoktoninë e tyre . A nuk po i shef , se si i kombinojnë politikat konfliktuale e ngatërrestare Serbia e Rusia në të gjitha këto shtetet Ballkanike ku jetojnë shqiptarët , madje po prishen e po fusin hundët edhe në Greqi , vetëm për ta mbajtë Maqedoninë vatër konflikti dhe larg NATO-s e BE-së .
    Pse pa dijeninë e paqësorit Vuçiç , Predsident dhe komandant i forcave të armatosura të Serbisë , ulëriste sot Ministri Serb i Luftës , se është gati ?
    A nuk po e kupton se gjoja interesi për paqe me formate shkëmbime territoresh , krijon premise për ndezje e shtrirje konfliktesh të pa para e pa ndalshme në Ballkanin e kapërthyer prej qindra e qindra vitesh nga ngërthyerjet e mbivendosjet etnike .
    Rusisë , por edhe të tjerëve që kanë interesa shitje armësh nuk i bëhet vonë madje do rrinin indiferentë ndaj konflikteve etnike ballkanike .
    Politikën nacional shoviniste të serbëve për Serbinë e madhe , sidomos kundër dhe ndaj shqiptarëve , populli ynë e njeh mirë , sepse është ndeshur e ka luftuar prej shekujsh me to , është vrarë , gjakosur , plaçkitur , shpërngulur me dhunë e valë genocidesh të pashembullta , e prap ka qëndruar stoik .
    Si të rren mendja mor Hashim Thaçi , se Vuçiçi e politikanët serbë duan paqe . Je dëshmitar , se kur ti bisedoje për paqe , ata s’kanë lënë gjë pa bërë haptas e pas krahëve , kundra popullit shqiptar e kundra Kosovës . Sa e sa here , me dhe pa nxitjen e Rusisë kanë provokuar e anatemuar ushtrinë e NATO-s dhe forcat e armatosura e policinë e Kosovës . Kanë 20 vjet që ta mbajnë kufirin verior si gardh shtëpie , duke degjeneru ekonominë , e gjithçka . Me qindra manovra e provokacione antishqiptare në Mitrovicë e deri në kufi . Trenin , me ndihmën e Rusisë , desh me ta fut n’Kosovë , si provokacion , por edhe me të mat pulsin ty e NATO-s , mbasi ato s’heqin dorë për asnjë moment nga politikat armiqësore anti shqiptare .
    Ç’farë don mo mër Hashim ? A don Daçiçin që s’po i zen guzicja vend duke lobu e luftu kundra njohjeve të shtetit të Kosovës nga shtete të tjera e Organizmat Ndërkombëtare Botërore dhe Europiane .
    Hashim. Mos u gënje nga premtimet dhe fërkimi i kokës , që të bën Mogherin e disa të tjerë , se je burrë shteti , do cilësohesh kampion paqe e do mund të marrish edhe ndonjë çmim për të .
    Në tradhëtimin e interesave të popullit e kombit shqiptar dhe në dëm të tyre , nuk ka për të patur sukses asnjë njeri , asnjë politikë , e aq më pak e jotja .
    Kthehu me këmbë në tokë e tek populli e bashkëluftëtarët e tu sa nuk është vonë për ty e jo për ne .
    Hashim .
    Qeveri e Kosovës .
    Bashkë me këshilltarët që keni , merrni edhe prej Shqipërisë , se janë ma të vjetër , ma steka e ma me shkollë në diplomaci , mbasi e njohin prej mbi 100 e ca vjetësh të gjitha kurthet e Ballkanit dhe të kancelerive të Evropës .
    Merri Hashim e ti qeveri e Kosovës këshillëtarë për bisedime e politikat e jashtme të ç’farëdo natyre e niveli , Shaban Muratin , Dashnor Dervishin , Bashkim Zenelin e ndonjë tjetër , se s’ka për tu harxhu as Shqipnia e as Kosova , për 3-4 Ambasadorë .

    Spartak VERDHA

    Sot po deklaroj , që këta këshilltarë , për momentin janë tejet të domosdoshëm mbasi nuk luhet perestigji i njerit apo tjetrit lider KOSOVE , por fati dhe e ardhmja e krejt kombit shqiptar .
    Do ta shkrij komplet pasurinë time dhe rrogat e shpenzimet e këtyre 3 AMBASADOREVE të shquar dhe ekselent së bashku dhe me prof. Ksenofon KRISAFI do t’i mbuloj vetë , por ato duhet pa tjetër të jenë pjesë integrale e Ministrisë së Jashme të Kosovës dhe , edhe Shqipërisë , sepse 1 KOMB ka 1 QENDRIM
    Hashim .
    Nuk janë interesi i shtetit amerikan dhe i popullit amerikan shkëmbimi i territoreve dhe tërheqja para presioneve të politikanëve të korruptuar të Europës . Hiq dorë nga këto aludime e provokime .
    . SHTETI amerikan dhe POPULLI amerikan kanë me popullin shqiptar të gjithë Ballkanit dhe dy shtetet SHQIPTARE , KOSOVEN dhe SHQIPNINE nje miqësi të kahershme dhe të forte , bazë e së cilës është mirënjohja , dashuria dhe besnikëria e shqiptarëve për gjithçka që ka bërë AMERIKA dhe LIDERET e shquar të saj në momentet kyçe dhe kritike të historis ë së kombit e vendeve tona .
    Interesa të tjera amerikane për të fut në konflikt krejt Ballkanin nuk ka dhe s’do ketë . Prezenca e saj në Kosovë dhe Shqipëri e tregon qartë dhe e garanton këtë . Mund të jenë interesa klanesh e grupesh lobimi pro serbe e pro greke e pro ruse , të cilat janë në kulmet e veprimtarive të tyre anti shqiptare .

    Ramush HARADINAJ .
    Jo vetëm Serbisë e Bosnjës , por veja taksën 100 % dhe 5 shteteve të BE-së për qëndrimin e tyre të pa kuptimtë në mbështetje të Serbisë e serbombëdhenjve në konflikt të drejtpërdrejtë me Amerikën dhe shtetet e mëdha , të fuqishme e tejet Demokratike të Europës dhe BE-së ku ato vegjetojnë .

    Spartak VERDHA

    1. Friksi says:

      Te lumte or trim per keto qe shkruan?. Vetem se ne vend tw Thaçit duhet te vendosesh SHBA dhe shiko se do te ndryshosh mendje deri sa te vendosesh per ta postuar komentin. Thaçi e kushdo tjeter eshte zar ne kete histori me bisedime dhe po nuk e kuptove mos u lodh te shkruash!

  3. KORÇARI says:

    Ikë ore PLEHRË ,VEGËL E UDB SËRBE. TRADHËTAR I QELBUR.
    RAMUSH HARADINAJ ËSHTË GJIGAND DHE ATDHETAR , SHQIPTAR I KULLUAR 100 %, PRANDAJ JU O PLEHRA TRADHËTARE E DËRGUAT KAQ HERË NË HAGË ,QË TA ZHDUKNIT.

    HARADINAJ MOS DËGJO PLEHRAT E KOMBIT ,VAZHDO DHE SHTRYDHE SËRBINË BARBARE DERI NË FUND.

  4. Sokol says:

    Haradinaj duket patriot kurse Thaci me duket sikur me shume i intereson vetvetja.

  5. Marku says:

    Zoti thaci here pas here paraqitet perpara opinionit
    Publik me lajme shume negative si dhe ne pergjithesi perhap Panik te panevojshem tek bashkeatdhetaret e tije si dhe tek I gjithe kombi shqipetare ne pergjithesi. Kjo nuk ka se si te jete nje strategji e mirefillte e nje presidenti ose te nje politikani te mirefillte, por kjo eshte ne fakt nje kapitullim total perballe cdokujt qe atije I kerkon
    Cdo gje . Kjo ndoshta vjen nga mungesa e eksperiences politike ose nga mungesa e vullnetit te mire per ti sherbyer Kosoves martire me pasterti .
    Eshte teper e kuptueshme se Kosova nuk ka ndonje potenciale te jashtezakonshem persa I perket politikes se jashtme , por eshte nje fakt I pakundershtueshem qe zoti thaci ka qene dhe mbetet shume pasiv dhe I paafte per sa I perket perballjes me politikat e serbise fashiste.
    Rasti I themelimit te ushtrise ishte shembulli me perfekt I paaftesise se zotit thaci, kur vetem nje dite para kalimit te amendamenteve te transformimit te ushtrise ne parlamentin e kosoves , AI tha se formimi I uahtrise ishte nje hap I gabuar . .
    Dikush duhet ti tregoje ketije politikani te
    ” moderuar dhe internacionalist” se te gjitha ceshtjet e rendesishme kerkojne shtytje dhe jo
    dakortesi me cdokend dhe per cdogje.
    Edhe ndarja e territorit te Kosoves eshte nje ide fashiste e rusise dhe serbise , ndersa zoti thaci ashtu si per cdo gje tjeter ka
    rene dakort me kete ide te shemtuar sipas te ciles Serbia I merr te gjitha burimet minerale te kosoves
    ( 25% te GDP ) ndersa Kosova I merr 12 fshatra te banuara nga shqipetaret e medgjeves dhe bujanovcit. .Kjo idjotesi te zotit thaci do ti bente edhe serbet primitive dhe kokekatrore te dukeshin inteligjente . Ky ” internacionalist” “largpames ” dhe “strateg” I rangut boterore
    eshte sot per sot nje nder rreziqet me te madhe qe I kanosen kombit shqipetare .

  6. Finoku says:

    Amerika z Thaci nik eshte vetem adiministrata e tanisheme e Trump
    Amerika eshte edhe zeri tjeter qe thote se qe te kemi nje marreveshje perfundimtare kjo duhet te vi me ane te nje presioni ndaj Beogradit ne fillim per njohjen perfunfimtare te Kosoves dhe me pas ndaj faktorit shqiptar per te drejtat e pakicave ne Kodove
    Zeri i Amerikes tjeter eshte qe Serbise ti vihet vije e kuqe qe pa njohjen e Kosoves nuk do te kete hyrje ne BE
    Ndersa ti i bie dhe beson planet e Boltonit te adiministrates Trump per korrigjime dhe ndryshime kufijesh qe me shume cojne uje ne mullirin serborus dhe krijojne lojra te rreziksheme akoma edhe per cenimin e konsilidimit te Kosoves si shtet i pavarur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje