Papandreu pro marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë. Sulmon pozicionin e partisë së mbetur të tij

18 Janar 2019, 19:23Rajoni TEMA

Ish-kryeministri grek, Jorgos Papandreu shprehet pro marrëveshjes së Prespës dhe kundër kryesisë së Lëvizjes për Ndryshim (KINAL).

Papandreu thyen heshtjen në një intervistë për “Gazetën e Redaktorëve” ku e konsideron mjaft pozitive për rajonin marrëveshjen për cësthjen e emrit të Maqedonisë.

Marrëveshja pritet të kalojë të martën e ardhshme në komisionin e posaçëm dhe të premten në parlamentin grek, deklaroi kryetari i kuvendit grek, Nikos Vuçis pas asamblesë së SYRIZA sot, në një intervistë për CNN Greece.

Jorgos Papandreu e konsideroi si “një marrëveshje të balancuar” duke theksuar se është momenti i përshtatshëm që duhet shfrytëzuar nga të gjitha palët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje