Nis greva tek Filologjiku, ish deputeti i PD në emër të pedagogëve: Ja thirrja për qeverinë

21 Janar 2019, 10:00Politika TEMA
Nis greva tek Filologjiku, ish deputeti i PD në emër të

Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën e tyre të paralajmëruar që prej të ditës së premte.

Ata janë vendosur në oborrin e fakulteti dhe nuk zhvillojnë mësim, pasi kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara më herët.

Në një letër publike asambleja e pedagogëve të këtij fakulteti shprehu disa shqetësime në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkojnë që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare.

Në protestë ndodhen dhe studentët të cilët prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar kanë bojkotuar mësimin dhe kërkojnë plotësimin e 8 pikave nga institucionet përkatëse.

Pedagogu Mark Marku: Ne u kemi bërë thirrje edhe asambleve të tjera që do të caktojmë një ditë për të debatuar dhe vendosur, se trupa akademike është diverse dhe autonome. Do bëjmë një takim të gjithë asambletë dhe do të dalim me një qëndrim, se çfarë, varet nga dispozita e gjithë asambleve, se duam të jemi për qëndrime të matura dhe të shkojnë në favor për cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri.

Zv. Dekani Agron  Gjekmarkaj: Ne jemi për ti mbështetur dhe jemi pas një vendimi unanim të marrë nga asambleja për të shprehur indinjatën tonë të përsëritur dhe thirrjen për arsye që i drejtohet qeverisë për të rrëzuar ligjin e arsimit të lartë, jo pse duam ne për tekë por për ti bërë një shërbim universitetit publik në Shqipëri, kemi harxhuar letër të bardhë pafund, por kjo u hodh poshtë nga qeveria. Nëse ai ligj nuk bie universiteti nuk do të ketë paqe. I bëjmë thirrje qeverisë të mos harxhojë kohë me retorikë, por të flasë për kërkesat e studentëve. Kërkesat i janë drejtuar qeverisë, ne jemi thjesht solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson se studentët janë jashtë auditorëve, jemi këtu të kapim mësim dhe dije për sa kohë ata janë jashtë, nuk funksionon. UT do i drejtohet Gjykatës Administratave për të rrëzuar VKM-të se cenohet autonomia, pasi nuk lejojmë që universiteti te merret ne patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në show e radhës të Turbina.

Ligji ka kundërvënë strukturat duke paralizuar punën, duke mos pasur koordinim mes Senatit dhe Bordit, struktura që kontrollojnë njëra-tjetrën, si ndodhi me administratorin që solli policinë, një akt i turpshëm për mua, nuk kishte ndodhur një gjë as në vitin 90′, që nuk e ka bërë as Hekuran Isai dhe Ramiz Alia.

5 komente në “Nis greva tek Filologjiku, ish deputeti i PD në emër të pedagogëve: Ja thirrja për qeverinë”

  1. ? says:

    Të pushohen nga puna pedagogët débiles.

  2. Lani says:

    Eeeee gjithe maloket e PD ne greve . Mbylle mor ate mut universiteti se nuk i vlen askujt . Kujt i vlen Mark Marku Gjokmarkajt keto plehra te universiteteve qe vetem politike perçuar duke i lene studentet injorante.

  3. Pedagogu says:

    Ju pedagoge t e mesiperm mund te flisni vetem per veten ashtu sikurse dhe duket. Mendimi i atyre qe nuk flasin si ju eshte mes te tjerash se ligji nuk eshte i perkryer ne kuptimin e pergjigjes ndaj kerkesave te studenteve dhe pedagogeve, por eshte ligj qe problemin kryesor e ka ne mungesen e vullnetit per ta zbatuar ate. Ju pedagoge jeni pjese e ketij populli qe nuk i ka dashur ligjet ndaj dhe nuk merr pjese as kur shkruhen e as nuk do t’i ato.
    Lidhur me mesimin: nje pjese e studenteve dhe nuj jane pak po bejne mesim; mos u lodhni te pyesni gjekundi tjeter; shkoni te pjesa tjeter e nderteses se fakultetit tuaj dhe do shikoni se koleget e Fakultetit te Gj Huaja po bejne mesim ne kushte ilegaliteri: nuk mund te shkojne ne klasat e tyre te krahut tjeter te Fakultetit se nuk i lene studentet per te cilet flisni ju duke i mbajtur ato me dhune.
    Lerini te lire ata qe duan te bejne mesim! Eshte kriminale dhuna qe po ushtroni me siparamilitaret bllokues te ambjenteve te mesimit ne Universitete. Zgjidhja e problemeve te atyre qe duan te punojne nuk eshte nje dhe nuk eshte mbajtja e tyre me dhune larg mesimit.

    1. Detari says:

      Dhe te rrin pa mesim dhe te humbin vitin, kur iu ben zbor dhe mark marku me mire te vrasin veten keta “studenta”

  4. gloria says:

    KRYETARE E PARTISE ESHTE HUNDEDERRJA ARGITA BERISHA….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje