I "preku" Metën duke e kërcënuar me padi, Vasili nuk mban më: Rama dhunoi Kushtetutën për oligarkët, tani ka surrat e flet për Presidentin

22 Janar 2019, 09:46Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ky i fundit ka dhunuar Kushtetutën.

Vasili shkruan se Rama shkeli nenin 155 të Kushtetutës, por sipas tij tani flet për Presidentin.

Postimi i plotë i nenkryetarit te LSI:

Edi Rama dhunoi kushtetutën, nenin 155, për oligarkët, tani ka surrat e flet për Presidentin.

Edi Rama ky zorrë qorrë e oligarkëve, u përgjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% në 8 %.

Për këtë dhunoi kushtetutën, pikërisht nenin 155 të saj, kur i dha ligjit fuqi prapavepruese.

Ja çfarë thote kushtetuta:

Neni 155

“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”.

Për hir të pazarit të madh të bërë më parë me oligarkët,  ata vetë i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli kushtetutën si asnjë kryeministër tjetër, kurrë ndonjëherë më parë në pluralizmin shqiptar.

Ky kryeministër është rasti i zi kur padija, ligësija dhe babëzija bëhen bashkë.

Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit,u vetpropozua për ministër si budalla që është, dhe na trembi shumë kur tha se do të padiste Presidentin meqë nuk i dekretoi një farë Gent Caka.

Po përse do ta padiste?

Sepse Presidenti e zbatoi kushtetutën pikë për pikë dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkëve.

Sepse Presidenti legenave të propozuar për ministër, qe s’njohin ligj e atdhe, në zbatim të kushtetutës u tha: Stop.

Sepse dhunuesve ordinerë të kushtetutës si Edi Rama u tregoi se kushtetuta është e para dhe e paprekshme.

Ky kryeminister është edhe dhunues i kushtetutës, edhe argat i oligarkëve, edhe i sëmurë psiqik.

Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, që të mbyllet edhe në burg edhe në psikiatri.

2 komente në “I “preku” Metën duke e kërcënuar me padi, Vasili nuk mban më: Rama dhunoi Kushtetutën për oligarkët, tani ka surrat e flet për Presidentin”

  1. Timi says:

    Qelbesire…ti nuk i bven as tek thembra Edit…goje hale

  2. lani says:

    me kete “opozite” qe po i ben ti e te tjere kesajqeverie, ia keni bere rrugen fare fushore Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje