HEC-i që po shkatërron kanionin e Holtës, reagon PS: Vendim për pezullimin e ndërtimit

23 Janar 2019, 12:02Politika TEMA

Taulant Balla ka komentuar ndërtimet e HEC-it në kanionet e Holtës.

I pyetur në lidhje me ndërtimet, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e re e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të marrin të gjitha vendimet për bllokimin e ndërtimeve.

“Së bashku me 6 deputetët e tjerë të PS-së në Elbasan kemi marrë detyrat parlamentare për të kaluar shqetësimet në këtë komunitet nga të gjithë banorët e Bashkisë së Gramshit.

Kërkesa jonë do të merret në shqyrtim dhe të jeni të sigurtë që kryeministri Rama dhe ministrja Balluku do të marrin të gjitha vendimet për të pezulluar dhe më pas bllokuar çdo lloj ndërtimit që prish, dëmton një aset natyror dhe një atraksion të rëndësishëm turistik për një bashki si e Gramshit, që ka dy bukuri natyrore si Holta dhe Ujëvara e Sotirës”, deklaroi Balla.(TemA)

 

2 komente në “HEC-i që po shkatërron kanionin e Holtës, reagon PS: Vendim për pezullimin e ndërtimit”

  1. Om says:

    Po kush e dha lejen…Gjiknuri…po ate e mbajtet 6 vjet…me e bukura kur ishte opozite thoshte hec et po shkaterrojne ekonomine se shteti paguan hec ve mbicmim. Sa leje ka dhene me urdher te shefit.

  2. Vladimir says:

    Qe te mos paguani miliona ne Strasburg, me pare gjeni fajtoret dhe ndeshkojini deri ne nje, pastaj bisnesin.
    Ketu Strasburgu nuk ben leshime. Nuk mund ti paguaj vetem bisnesi kostot e nepunsave bandite qe kane mbushur xhepat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje