Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ka reaguar pas pretendimeve se ai ka bërë plagjiaturë gjatë marrjes së doktoraturës.
“Sa për të qarë e për të qeshur kjo puna e plagjaturave!
Nën euforinë e kësaj fjale e cila është bërë në modë kohët e fundit, dua të them vetëm pak fjalë:
Unë jam Vangjel Tavo, nxënës i dhjetave në shkollë fillore, i dhjetave në shkollë të mesme (madje me medalje të artë) i dhjetave në të lartën, studiues serioz në studimet pas-universitare, pjesmarrës në trajnime e kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit, kampion olimpiadash matematike, bashkë-themelues i Unionit Studentor, doktor gjinekolog, lexues i përditshëm librash fhe studimesh, deputet prej dy dekadash në qarkun e mrekullueshëm të Gjirokastrës, besnik ndaj njerëzve, bashkëshort i devotshëm, baba i tre fëmijëve të bukur, të jashtëzakonshëm e shembullorë, qytetar i përgjegjshëm, e njeri me integritet.
Ndaj, sipas standardit të drejtës së autorit, mos bëni plagjaturë duke përgojuar e përmendur emrin tim pa marrë leje nga unë, autori, ose pa më cituar mua me korrektësi.
Miq, parë nga një këndvështrim më i gjerë, duhet të bëjmë kujdes si shoqëri pasi me ngadalë po përfshihemi në gjueti shtrigash, e cila do na kthehet në bumerang.
Me këtë i referohem fenomenit të gjyqit popullor ndaj intelektualizmit. Hera e fundit që gjyqet popullore u ngritën në Shqipëri nisën në 1945-ën e zgjatën për afro gjysmë shekulli.
Po vërehen shenjat e para: intelektualë, profesorë, pedagogë, studiues, doktorë të shkencave mjekësore e fushave të ndryshme, shkrimtarë dhe shkencëtarë qëndrojnë kokëulur e ndihen të cënuar në integritetin e specialitetit të tyre që përbën edhe integritetin e tyre njerëzor.
Kësisoj, duhet të angazhohemi ta çojmë vendin përpara, duke gjetur mekanizmat e duhur për mbështetjen ndaj dijes e jo të kthehemi pas në kapitullin më të errët të historisë së këtij vendi.
“Amicus Plato, sed magis amica veritas” tha Aristoteli (e kam mik Platonin por dua më shumë të vërtetën)
Ndaj më thoni nëse një gjyq popullor mund të gjykojë një studim mbi Mycoplasma Hominis dhe Ureaplasma Urealyticum apo çështje të tjera mjekësore e të bëjë dallimin midis teorisë së përgjithshme nga tezat e reja?
Ndaj le të bëhemi një shoqëri serioze siç i ka hije një vendi modern të shekullit të 21-të.
Varfëria intelektuale e vendit tonë është shumë më e ulët sesa varfëria ekonomike, por fatkeqësisht është kjo e fundit që lihet jashtë vëmendjes duke luftuar të parën e duke e bërë vendin akoma edhe më të varfër.
Miqësisht, gjithmonë besnik ndaj jush, por mbi të gjitha ndaj së vërtetës,
Vangjel Tavo”, shkruan ai.(TemA)
Vaaaangjeeeeeeeeel
Leri dallaveret se qe student i ke q…i robt me vizat greke si student minoritar.
Hale ke qene, besoj hale ke mbetur……
Akuza qe behet eshte e mirefaktuar. E bukura eshte se se shpejti do duhet te votosh ne Parlamnet per nje ligj i cili te vendos 30 Mio leke gjobe, te heq graden Dr. dhe gjobit ata qe kane patur pafytyresine te ta japin graden. Nuk e di nese quhet konflikt interesi ne Parlamentin tuaj skandaloz me 33 doktore nje votim i tille. Po te kishe ndopak moral, do duhet te lije edhe mandatin e deputetit por nga reagimi i mesiperm duket qe nuk do lesh. Eeeee dhente perendia nuk te ngjajne femijet.