Rama betohet para Ilir Metës pa praninë e mediave, ceremonia zgjat vetëm 10 minuta

22 Janar 2019, 19:28Politika TEMA
Rama betohet para Ilir Metës pa praninë e mediave, ceremonia zgjat

Kryeministri Rama u betua mbrëmjen e kësaj të marte para presidentit Ilir Meta, duke marrë kështu zyrtarisht edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, për të cilën u votua një ditë më parë në Parlament.

Ndryshe nga sa ndodhi me ministrat e rinj të Qeverisë, kjo ceremoni ishte mjaft e shkurtër dhe jo mediatike.

Rama hyri në selinë e Presidencës rreth orës 19:00 dhe doli 10 minuta më pas, gjë që la të kuptohet se takimi ka qenë strikt në aspektin formal dhe protokollar, por asgjë më shumë sesa kaq.

Rama e mori vet drejtimin e Ministrisë së Jashtme, pasi presidenti Meta refuzoi kandidaturën e Gent Cakajt, gjë që solli edhe një përplasje institucionale mes tyre, arsye për të cilën kryeministri ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

3 komente në “Rama betohet para Ilir Metës pa praninë e mediave, ceremonia zgjat vetëm 10 minuta”

  1. ME EMER says:

    .. SA ORE DO TE PUNOJE SI DHE SA RROGA DO TE MARRE ?! PSE NUK SHKRUANI ORE “TE ZGJUAR ” GAZETARE ?!

  2. Gentian says:

    Pune te mbare Zoti Rama! Kush eshte Shqiptar vertet eshte me TY!

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Pjese nga betimi: “Ilir,kam per te te …!” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje