"Shpërthen" Jozefina Topalli: Lulzim Basha nuk vjen kurrë në pushtet. Kryesia e PD, pa legjitimitet dhe pa identitet

22 Janar 2019, 18:55Politika TEMA

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe një ndër ikonat e kësaj force politike, Jozefina Topalli, e quan të delegjitimuar procesin e përzgjedhjes së Kryesisë së re.

 “Është një kryesi e delegjitimuar, sepse me i votuari ka vota më pak se gjysma e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e PD. 

Ata që mbesnin jashtë kryesie se PD kishin vota me shumë se gjysma e anëtareve të këshillit.

E dyta 90% e kësaj kryesie kanë më pak se 30 për qind të votave të Këshillit Kombëtar është mungesë përfaqësimi, është rrëzim i çdo emri të paraqitur aty. 

Përpara ata që votoheshin më shumë merrnin 80-90% te votave. Ata që ishin anëtarë të kryesisë së PD sigurisht merrnin mbi 70% të votave”, thotë ajo për Klan.

Kur flet për ekipin e Lulzim Bashës, thotë se ai nuk është përfaqësues, as në figura, as ne ideologjinë e se djathtës:

 “Është pa identitet, no face, no name, no voice, me ndonjë përfaqësim të vogël brenda kësaj strukture. Pas Republikës së re ajo që ishte, PD ka rilindur, siç ka rilindur edhe PS, e para e majtë e dyta e djathtë. 

Në këtë që është kryesia e re dhe që presupozohet se është qeveria e Lulzim Bashes, nuk ka të vjetër, nuk ka njerëz me kontribute, nuk ka themelues, nuk ka njerëz me eksperiencë, nuk ka profile të larta dhe nuk ka njerëz që flasin politikisht, nuk ka të rinj dhe nuk ka të djathtë.”

Delegjitimi i strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, thotë ish –numri dy i kësaj force politike, Lulzim Bashës i shërben vetëm për një qëllim:

“Një forcë politike pa legjitimitete dhe pa identitet sigurisht i shërben vetëm kryetarit dhe njerëzve të familjes së tij, të cilën e ka kthyer nga një force politike në një biznes privat për përfitime dhe ambicie financiare, të cilat kanë ecur shumë mirë gjatë këtyre viteve, ndërkohë që shqiptarët ikin nga Shqipëria…

Këto janë shenja të autokratizmit të qartë të frikshëm në një kohë kur shqip nuk kanë bukën e gojës.”

Nën kryesimin e Bashës, Topalli thotë se në Partinë Demokratike ka humbur demokracia, vota, vlerat, kontributi apo qenia e djathtë, ndaj dhe e sheh të pamundur rikthimin e demokratëve në pushtet.

Arsyeja, sqaron ajo, është pazari që sipas saj e lidh Bashën me kryeministrin Rama:

“Lulzim Basha nuk vjen kurrë në pushtet, as me këtë ekip. Basha është njeriu që mban Edi Ramën. 

Po të mos ishte Lulzim Basha, Edi Rama nuk do ishte kryeministër prej kohësh, ashtu si po të mos ishte Edi Rama, Lulzim Basha nuk do ishte në krye të PD. 

Ata janë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme sepse ata mbajnë njeri-tjetrin, i mbajnë interesat e njëri-tjetrit.”

Dhe kur flet për pazar thotë se në perspektivë sheh një “deja vu” të marrëveshjes Rama-Basha të Majit të vitit 2017 edhe për sa u përket protestave:

“Lulzim Basha po pret pazarin e radhës do ketë çadrën e radhës, pazarin e radhës, do hyjë në qeveri me Edi Ramën si në 2017, pas britmave të çadrës dhe tradhtisë apo do kërkojë në tavolinë drejtori apo ndonjë bashki tjetër, këtë do t’ia lëmë kohës. 

Ai zgjedhjet i kupton si pazar, ai nuk pranon votën si koncept. Ndaj dhe PD është një emër që nuk ka lidhje me atë forcë politikë të kapur peng nga Basha dhe familja e tij.”

Ndaj dhe thirrjen e protestave e sheh në funksion të interesit personal të Lulzim Bashës:

“Prej 5 vitesh e kam dëgjuar mbi 590 herë këtë thirrjen se sot do fillojmë betejën frontale për rrëzimin e supertrafikantit Edi Rama. Është farsë, është gënjeshtër dhe ky është identiteti i Lulzim Bashës. 

Është gënjeshtar. Kishte 6 vite kohë për të bërë protesta dhe për t’iu përgjigjur thirrjes së shqiptarëve. 

Nuk e bëri asnjëherë se i shërbeu xhepit të kunatit dhe familjes së tij, duke u bërë si një argat i Edi Ramës.”

Kritike është edhe me bojkotin e Kuvendit, pasi thotë se nuk i shërbeu asnjë qëllimi:

“Në parim jam kundër çdo bojkoti, vetë kam bojkotuar për çështje madhore dhe kemi dalë me një bilanc pas bojkotimit. 

Kur Basha kërkonte leje ndërtimi për katin shtese të tij në përplaseshim me krimin në Parlament. Dolëm nga parlamenti kur bëmë dekriminalizimin, por e realizuam, rrezikuam sakrifikuam, por ia dolëm. 

Ky doli nga parlamenti se tha do bej vetingun në politikë, ky dhe hyri në parlament për të mbrojtur mandatin e tij dhe hoqi nga lista e kryesisë së tij Rudina Hajdarin, se mbase është më mirë që të djegim mandatet tona.”

Ndryshe nga lulzim Basha ish- nënkryetarja e demokratëve thotë se nuk duhet ndryshuar sistemi, por duhet një lëvizje e re për t’i dhënë fund kësaj kaste politike.

Dhe lëvizjen e studentëve e sheh si mundësinë e një ere të re politike në vend:

“Ata janë ngritur kundër qeverisë dhe kanë refuzuar opozitën. 

Është unike në botë që opozitarizmi të refuzojë atë që quhet opozita formale. 

Kjo tregon që ka një vakum të frikshëm, të  tmerrshëm në skenën politike. 

Kjo ‘status quo’ e skandaleve që nuk presin njëra-tjetrën duhet përmbysur një sekondë e më parë. 

Katër vetë nuk mund të mbajnë peng fatet e Shqipërisë, ata duhen rrëzuar dhe njerëz të ndershëm do duhet të marrin drejtimin e këtij vendi dhe besoj se një lëvizje e re do lindë në vijim.”

19 komente në ““Shpërthen” Jozefina Topalli: Lulzim Basha nuk vjen kurrë në pushtet. Kryesia e PD, pa legjitimitet dhe pa identitet”

  1. kashi says:

    kete gje e dinim qe kur i dhuruan partine demokratike

  2. Muli says:

    Pse nuk e thua ndonjë fjalë për berishën?apo sta mban bytha! Epra lulushja as pordh nuk bën dot pa lejen e bërishës tënd të dashur. Kështuqë shko kruaj bythën e mos na trego përralla.

  3. Neutrino says:

    Ikonë? Ulkonjë po

  4. Xhuzepja says:

    Ndonje fjale pe vampirin sali qe e solli kete kukull nga hici?!!!!!!

  5. blerta says:

    Zonja Topalli kush e mban Lulezimin ne krye te partise, perse nuk i thoni troc qe keto jane punet e Sali Berishes, ju ka zene tmerri me keq se ne kohen e diktatures por skeni faj se nga nje komunist drejtoheni.

  6. Baca-Bajram says:

    Po dole dhe ti moj Zemn se kishe humbun fare dhe na kish marr malli me te degjue. O plake, akoma s’e kupton se s’mund te behet nje parti me plehrat e vjetra si Doktorr Adhamudhi Sali Breshkani me doren e vjeter perfshire dhe ty, qe e cuat vendin ne kete derexhe. Prandaj duhen te kalojn nja 2 breza os 20 vjet para se te keni shance per te ardhur ne pushtet, sepse ju njeh populli dhe gjithe bota se c’plerah jeni. Rama eshte me i mencur dhe prandaj e ka fituar davan, se i hoqi te gjithe nga garda e vjeter dhe e distancoi veten prej tyre.

  7. Nestori says:

    Z.XHozefin nuk është Luli që është i pa aftë, por NE votusit jemi larguar nga PDja sepse u zhgënjyem nga Saliu .Luli nuk e mori vetë PDnë ,ja dhuruan . Prandaj nuk ka mundësi të jetë apo të bëhet lider .Lideri e fiton vetë liderin ,nuk pret dhurata .Me keqardhje themë se prania e S.Berishës akoma në PD si lider de fakto nuk na jep shpres .Miqësisht.

  8. PD - e vertete says:

    xhozi mos u bej hipokrite. cfare pefaqeson rudina hajdari apo se eshte e bija e atij qe te permendete ty pashukun. pse me njerez debila si rudina pa tru do vij PD ne pushtet apo ta bejme si puna e 200 petritave te shokut enver . eshe e bija apo i biri dhe o burra futi. gabim edhe futja e cunit te fariut megjithese po perpiqet edhe e bardh spahise qe ti e njeh dhe i TAKON se na ka rene bretku ne FRPD. jam i PD

    1. Pantera says:

      Ama i pd -se i vertete je ?? Rot kari je , hajdut je dhe ti , hajdut i vogel , pd-ja nuk ka asnje gje pozitive qe te permendet , asedhe nje te vetem , ekupton ore konosh ? E sollen te huajt fale pluralizmit qe duhej bere , vodhi sa deshte , vrau sa desh , berj nje komb lesh e li , e hodhi me ne fund ne lufte civile 1997, erdhi me vone dhe nxori ne ankande te pandershme gjithe kompanite , zhvati gjithe pasurine shteterore nga qen e nga sqen , formoje nje rend shtereor te koruptuar kryekeput , formoje nje sistem drejtesie qe vuajten dhe vuajn shqiptaret deri tani dhe vuajtja vazhdon , formoje reth saj nje gardeparaushtarake me kelyshe si puna jote , shiti interesa kombetare detin fqinjeve me interes personal fitimin , e shum e shum te tjera zullume qe sdi nga ta fillosh e nga te mbarosh , dhe ti qelbanik na krekosesh se je demokrat i vertete ?? Ti sje demokrat i vertete , por je nje zagar , nje sahanlepires kockash , demokrate te vertete nuk kish dhe nuk ka per te patur , dhe ata qe u duken se dicka kuptuan nga demokracia e vertete ose u larguan , ose u degdisesn , ose u vrane , te tjeret gam gam gam si puna jote .

  9. Nestori says:

    Z.XHozefin .Ju keni kaq frik nga Sala ,sa dhe nga E .Hoxha nuk keni patur .

  10. Merati says:

    Xhozi ti ke te drejte per Lulin po si luli jane te gjith ne PD ju te vjeterve ju rane pendet po he xhozi je e lire pse nuk ben nje parti me shoket tend te vjeter dhe aty do shohesh sa te vlen lekura ju te vjetrit dhe tani keta te rinjte ja nxuart bojen PD sa dhe ne qe ishim betuar per PD jemi shpelare nga idete se ju kurre nuk punuat per shqiperine por vetem per bythen tuaj nga ju filloj ajduteria,Krimi,prostitucioni,droga,dhe tek ju u cfaq per here te pare mafiozet tani xhozi nuk ka ilac qe e shron shqiperine ti mund te na besh moral sa te duash por cdo gje eshte e qarte qe shqiperia te beje per mbare duhet qeruar fara e vjeter por frika eshte se dhe fara e re ka qene afer te vjetres dhe pa tjeter qe ka mare infeksion prandaj nuk ka ilac

  11. Anita says:

    MOS SE NA FIKET, NUK VINI JU NE PUSHTET ,,KURRE MOS ARDHCI,,,PLEHRA ,HAJDUTE, ,,DHE KRIMMINELE TE NDYRE…….

  12. Vedat says:

    Xhozi , ti je personi me budalla dhe I faafte qe ke qene ne PD, njerezit ti te urrejne, ti nuk di as gjuhen shqipe

  13. pokeristi says:

    Jozefine moj Jozefine ,haroje partine
    Shih shtepine,shih katandine
    Haro mbi te gjitha,Sahline
    S’e di c’te lidh moj e uruar
    Me nje komunist te perveluar
    Me sa duket ne rini
    Ke enderuar per nje hunde derr
    Si ai.
    Veri shpatullat muri
    Beji yzmet burit

  14. Luli says:

    Z Jozefin ti ke kontribut fill pas dokt ne kete PD .Aty ishe dhe ti kur luli erdhi nga hici dhe mori postet me te larta be qeveri .Po Gerdeci ,21 janari etj nuk ish aty apo harova shetisje neper bote me parat e popullit .Ri urte se mos hapet ndonje dosje e te del emri !!!

  15. hola mucacos says:

    o zhele rendsi ka sandri yt qe propozove per president u be minister rendi i rames …..apo harrove? lepirese ne te gjitha kohrat hipokrite e pafytyr.

  16. gardiani says:

    Sa i dhimset populli , po me shume PD , po ben goxha kohe qe nuk po i bie” llotaria” , ka te drejte !
    Kape per zhelesh !

  17. orli says:

    E moj dezinjatore! Kur ka qene pd e djathte?! Asnjehere, u krijua nga ramizi, u drejtua nga komuniste 24 karatesh e spiune 99-sha:sala, azemi, jozefina, imami, ceka, memia, gjana, tritani, selami etj.etj.te mos flasim pastaj per spiun te sherbimeve te huaja! Dhe kryesorja qe dezinjatorja kurre nuk guxon ta thote eshte se pd ka qene eshte e do te jete nje pordhe e pardesyse te bardhe sali vuk berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje