Donika Prela, pasuri “në të zezë”. Bashkëshorti nuk ka paguar taksat: Mos kujtoni se kemi jetuar në ndonjë vend të BE-së

22 Janar 2019, 17:16Politika TEMA

Këtë të martë ishte radha e shefes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, për të dalë para komisionerëve të vettingut. Por, nuk ishte detyra e saj 17-vjeçare si prokurore, që do ta vendoste në pozitë të vështirë.

Përveç një apartamenti, që u raportua të ishte blerë me çmim më të ulët sesa vlera e tregut, prokurorja Donika Prela dha llogari edhe për bashkëshortin.

Bëhet fjalë për punën e partnerit të saj si inxhinier ndërtimi në një kompani, si dhe gjetjet e KPK-së se ai kishte punuar pa kontratë dhe ishte paguar “cash” gjatë viteve 2003-2005.

Vëzhguesi i ONM-së, Theo Jacobs, i njohur për qëndrimin e ashpër ndaj njerëzve të drejtësisë, nuk e kurseu as prokuroren Prela, të cilës i përmendi kafen e mëngjesit dhe shijen jo të mirë që i ka lënë shmangia nga taksat e bashkëshortit të saj.

“Jam i sigurtë që ju mund të keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes, e ato ilaçe lënë një shije të keqe, prandaj nuk mund ta pish mirë kafen.

Por, pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe ne nuk kemi arritur ende në kohën e drekës për të shmangur dyshimet dhe për të larguar shijen e keqe në gojën time.

Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën ‘cash’ teksa ka pasur llogari bankare? Më ndihmo të kuptoj nëse kjo është rastësi, apo bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit.

Apo ka ndodhur kështu për të shmangur pagesën e taksave?”, deklaroi vëzhguesi i ONM-së, Jacobs.

Prokurorja Prela paraqiti si provë borderotë e pagesave edhe për punonjësit e tjerë, që sipas saj kanë punuar në të njëjtat kushte.

“E kuptoj shqetësimin tuaj, por unë dhe bashkëshorti im kemi jetuar në Shqipëri dhe jo në një vend të Bashkimit Europian, ku një marrëdhënie pune fillon dhe mbaron në mënyrë të ligjshme”, iu përgjigj Donika Prela.

“Ndoshta është karakteri im i keq, por nëse do të më ndodhte mua kjo gjë, nuk do të kërkoja ndërmjetësim, por do ta padisja në gjykatë”, tha Theo Jacobs.

Donika Prela e kundërshtoi këte batutë te Theo Jacobs, duke përmendur sërish se ajo dhe Theo Jacobs jetojnë në dy realitete të ndryshme.

Ndërkohë, KPK-ja konsideroi si të rregullt dy komponentët e tjerë, atë të pastërtisë së figurës dhe të aftësive profesionale.

Vendimi për Prelën do të shpallet më 29 janar, pasi do të shqyrtohen edhe provat shtesë që prokurorja dorëzoi.(TCH)

10 komente në “Donika Prela, pasuri “në të zezë”. Bashkëshorti nuk ka paguar taksat: Mos kujtoni se kemi jetuar në ndonjë vend të BE-së”

  1. Josifi says:

    Në se vizioni i këtyre drejtuesve do ishte i qartë në formimin e tyre profesional edhe qytetarët sot do gëzonin drejtësin e duhur.Kur të bëhesh edhe një herë tjetër nuse do dish më mirë të nusërosh.

    1. Prokurore Pacavure says:

      Mjafton ky koment, per ti kthyer nje pergjigje qe Drejtesia nuk ka nevoje per njerez si kjo qe veprojne sipas konjukturave dhe jo sipas ligjit.
      Keshtu e mat drejtesine kjo Prela, me kutin e saj personal!
      Shko moj sharafidhe. Ne vend qe te kerkosh falje na tregoke se standarti juaj ka qene konjuktural/kontepora. Po ligjin e njeh ti moj zonje prokurore? Pse nuk e kallezove punedhensin e burrit tuaj qe paguan ne te zeze. Ta kerkon detyra e profesionit.

  2. Ton says:

    Po ndonje evazor kjo do e kepuste ne mes…per vete varja. Evazioni eshte si vjedhja….nuk ndryshon ne mos ne I rende.

  3. KOLI says:

    YTT FYTYRE E QELBUR MALOKU,,PTU..//

  4. Mustafa says:

    Po qe ka te drejte kjo zonja ne kete rast. Ai hollandezi qe fluturon me presh ne b..he mendon se mund t’ia shkulesh veshin “punedhenesit” sa here nuk i “respekton” ligjet e punes.
    I duhet shpjeguar me durim qe ne vendin tone te lavdishem po te kerkosh “rregulla” mbetesh pa buke. Dikush duhet ti tregoje qe pensionistet lene bakshish te arketarja kur marin pensionin cash dhe mbase do ja kuptoje hallin kesaj zonjes. Jo se dua ta mbroj kete zonjen, se ne fakt nuk e njoh fare, as per mire e as per keq. Po ky eshte nje ilustrim i perkryer se si burokratet e huaj nuk jane ne gjendje te perceptojne realitetin tone anarkik e anadollak dhe dalin me rekomandime e direktiva sikur Albanistani te ishte Zvicer apo Luksemburg.

  5. Albann says:

    Pastertia e figures dhe aftesia profesionale ok?
    Salla e gjyqit:E pandehura Argita:U kame vene gjoba bizneseve ne emer te babait se jetoj ne Shqiperi e keshtu do bente cdo qytetar i ketij vendi nes do ishte ne pozicionin tim
    Donika Prela,prokurorja:Akuza ndaj te pandehures bie.E pranojme qe jemi nxituar me keta akuze.Vete fjala “venie gjobe” ligjerisht te ben te pandehur.Edhe e akuzuara e pranon veprimin.Por,meqe cdo qytetar do vepronte njesoj,dhe ligjet behen per qytetaret atehere duhet atakuar ligji jo e akuzuara.E pranojme gabimin.
    hahahahaha.Qasje alla shqiptare e prokurorit ndaj ligjit.
    Ata qe vleresojne pastertine e figures dhe aftesite profesionale mos anashkalojne qendrime te tilla.Nuk ka pse ti lihet gjithe barra mosperputhjeve financiare ne shkarkimin e prokuroreve e gjyqtareve.Krijohet pershtypja sikur po denohen se nuk kane mbajtur shenim shpenzimet nderkohe qe ata bejne deklarata shokuse -Burri eshte burre dhe ti jape ndonje dajak gruas s prish pune,jetojme ne Shqiperi. Qendrime e tyre edhe jashte salles se gjyqit,ne rrjete sociale apo darka private kane rendesi per pastertine e figures dhe aftesine profesionale.Mendoni qe nje prokuror(USA) te shkruaj ne facebook :Ky zezaku e meriton plumbin.A cilesohet i paster dhe i afte profesionalisht ai?

  6. skelari says:

    Behet fjale per kohen kur njerezit akoma nuk dinin qe duhej leje ndertimi, jo me te paguanin rrogat me banke…
    Kjo te ben pesimist me Theon; tregon qe nuk mund ta kryeje funksionin per te cilin eshte zgjedhur. Duke mos njohur realitetin ai nuk mund te jape opnione te sakta per sistemin e vlerave ne kete shoqeri. Me kete tip kari bejne palle kopilat qe dine te qendisin letrat (edhe pa realizem) dhe digjen kollaj njerez dinjitoze qe per krenari nuk qendisin cdo detaj te aktivitetit, ne kete vend hallemadh, ku mjaften te thuash qe ka qene president e kryeminister Sali Berisha (?! ?! ?! ?).
    Do jem i lumtur kur te vije ajo dite qe ne kete vend e keqja te quhet qe nje inxhinier e merr rrogen kash.

  7. Taraboshi says:

    Donika si te gjithe te tjeret mbaj krahundhe hapi rruge atyre qe e meritojne.

  8. Moslakimi says:

    Nje gje po dihet: Donika Prela ka aftesi te beje ligje dhe t’i mbroje ato ligje, por kur i shkelin te tjeret, ndersa po t’i vije rasti asaj qe te bjere ne kundershtim te ketyre ligjeve, hajt se ne nuk jemi nje vend i Bashkimit Evropian, ketu i thone Shqiperi! Jo, nuk shkon!

  9. Piro says:

    Qe Jacobs nuk kuptohet nga shqiptaret eshte e kuptushme. Po te mos kuptohet nga njerezit e drejtesise eshte e papranushme. Kultura dhe veprimtaria e nje prokurori apo gjykatesi duhet te dominohet nga ligji. Prandaj prej tyre kerkohet pasterti dhe ndergjegje. Nese keto kerkesa dominohen nga leku ai nuk eshte me gjyqtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje