Carlo Bolino: 21 janari, e vërteta e pamjeve me të cilat demaskuam fake news-in e Sali Berishës

22 Janar 2019, 10:53Politika TEMA

Nga Carlo Bolino

Atë mbrëmje të 21 janarit 2011 isha në Bari, punoja si drejtor i La Gazzetta del Mezzogiorno por ndërkohë ndiqja edhe ngjarjet në Shqipëri gjithnjë me shumë vëmendje. Redaksia ime e News24 na mbante të informuar aq sa mundte mbi zhvillimet dramatike dhe lajmin për të vdekurit e mësova duke dëgjuar Sali Berishën, i cili akuzonte opozitën se kishte vrarë simpatizantët e vet me pistoleta-çadra. Mbaj mend një mjek të Spitalit Ushtarak, i cili pas pak minutash doli para gazetarëve për të konfirmuar varjantin e kryeministrit: të gjithë plumbat, e dala nga armë zjarri, që ishin gjendur në kufomat, ishin qëlluar nga pak centimetra larg. Edi Rama kërcënohej se do të arrestohej si autor i masakrës. Mediat ishin të çorjentuara përballë forcës së frikshme të propagandës së mobilizuar nga qeveria e Berishës.

Dhjetëra gazetarë e botues po bëheshin viktima të asaj fake news kolosale, të sajuar nga doktori dhe nga mediat e ti. Pjesa më e madhe e atyre gazetarëve, që sot dalin si “investigues të së vërtetës” dhe flamurmbajtës të shtypit të pavarur, në atë 21 janar ishin jnë rresht dhe të heshtur përballë gënjeshtrave të pushtetit. Ose të verbër, ose bashkëfajtorë. Dhe ajo Fake News e tetë viteve më parë nuk ishte shumë e ndryshme nga shumë të tjera që, në vazhdim, por edhe sot e kësaj dite, Berisha e Basha vazhduan të prodhojnë.

Të mësuar me gënjeshtrat e Berishës, unë dhe Alba filluam të kishim dyshime. Pyetëm redaksinë dhe i kërkuam të na kalojnë nëpërmjet internetit videot e regjistruara deri atëhere, sipas oraret ne të cilat ishin vrarë protestuesit. Kishim transmetuar gjithshka live, gjithshka ishte regjistruar dhe na dukej e pamundur të mos ishte regjistruar edhe skena e 4 vrasjeve. Ishte ora rreth 22.30, opinioni publik ishte sfilitur nga ajo ditë ferri, opozita ishte e rrethuar nga dyshimi dhe shumë redaksi, pa pikë energjie pas një dite trazirash, transmetonin vetëm pamjet e bulevardit, tashmë të boshatisur, me shenjat e mbetura nga beteja. Familjet e viktimave qanin të vdekurit e tyre. Fake News-i gjigand i Berishës me pistoleta-çadra po triumfonte.

Por, duke riparë të gjitha videot e regjistruara, njera pas tjetrës, unë dhe Alba zbuluam ato pamje, që do të ndryshonin historinë e 21 janarit. Dukej qartazi se kishte qenë Garda ajo, e cila kishte qëlluar dhe kishte vrarë. Nga Bari e vumë sërish në lëvizje redaksinë, thirrëm urgjentisht Artan Hoxhën, i cili kishte punuar gjithë ditën duke ndjekur incidentet, që erdhi me vrap në studio e kështu në mbrëmje vonë ai nisi të komentojë direkt, me përvojën e tij dhe syrin e tij të vëmendshëm, fotogram pas fotogrami, atë video-provë të jashtëzakonshme, që demaskonte gënjeshtrat e Sali Berishës dhe të qeverisë së tij. Berishën e kishin aq shumë frikë gazetarët, saqë për motive sigurie vendosëm të mos publikonim emrin e Vin Dajës, kameramanit autor të pamjeve.

Jam gjithnjë i bindur se ai episod i një gazetarie të pastër vulosi edhe fatin e marrëdhënieve të mia me News24. Pak ditë më pas, nisën presionet mbi pronarin italian (nuk kam qenë kurrë unë) për ta shitur televizionin dhe, në përfundim të tratativave të ndërlikuara dhe që u zhvilluan pa dijeninë time, në mëngjesin e 11 majit 2011 News24 u ble nga një botues i ri, i cili, në atë moment, ishte një nga miqtë më të afërt të Lulzim Bashës. Në kohën e duhur për zgjedhjet për pushtetin vendor, që Basha mezi i fitoi në Tiranë për 11 vota.

Kjo është historia e vërtetë e atyre pamjeve, që shpjegojnë se deri ku arrijnë gënjeshtrat e doktorit. Dhe se përse Luli e Saliu nuk reshtin së thëni që unë nuk jam një gazetar i pavarur. Do të kisha qenë i tillë nëse më 21 janar do të kisha gënjyer bashkë me ta.(Shqiptarja.com)

11 komente në “Carlo Bolino: 21 janari, e vërteta e pamjeve me të cilat demaskuam fake news-in e Sali Berishës”

  1. ARDI says:

    BOLINO ! SI KE MBIJETUAR ?!
    BERISHA DHE BASHA ,NA KANË BINDUR QË JANË TË RREZIKSHËM .
    SE KEMI DITUR KËTË QË THUA!?

  2. rroku says:

    Deri sa ne Shqiperi do te je e te lire kriminelet Sali Berisha dhe Lulezim Bytha nuk do te kete drejtesi. Them kriminel se jane njelloj si Enveri bile me keq se ai te pakten te vriste me lignet e kohes. KANE VRARE NJEREZ TE PA FAJSHEM DHE JANE NE KRYE TE PARTISE QE VETEM DEMOKRATIKE NUK MUND TE JETE.

  3. Eduart says:

    Bolino eshte supermafioz njejte si berisha,meta,rama,basha,mediu,idrizi,ruci,ndoka dhe shume te tjere si keta,prandaj.

    1. besa says:

      Eduart, je nje larve qe te ushqen ako Sali Berisha me fekalet e tij dhe ti vazhdon avazin. Sa poshte keni rene o gjallesa banale! Edhe idiot te ishit do kishit heshtur te pakten, mire rrugen qe s’e gjeni dot.

    2. Sandri says:

      Nje njeri si ju qe shef vetem zi dhe thote se te gjith jane si basha berisha mediu Jam shum i sigurte se e thua me thene ju jeni me PD dhe nje pd-ist rrumpalle

  4. damam Damashi says:

    Ke shume te drejte Bolina! Opinioni sot pyet : Ku jane ata qe vrane me 21 janar? Ku eshte Berisha,? ne maje te piramides se pasurise vene mr gjak e djerse shqiptaresh te ndershem e qe shpif per dite per qeverine. Ku eshte Ndre Prendi e Agim llupo? shijojne te qete privilegjet qe u ka dhene per dhjete breza qeveria Berisha! Ku eshte sot ai mjeku qe beri ate ekspertizen e famshme se demonstruesit kane vrare njeri tjetyrin/ sigurisht do te jete bere ndonje shef ne kliniukat mjeksore. Ku eshte sot ai prokurori qe mbylli kete ngjarje tragjike. Rrugeve!? Jo ai dhe bashkeshortja etij gezojne te gjitha miresite dhe privilegjet qe u ka dhene qeveria e rilindjes. Duhet te vrasesh, duhet te vjedhesjh, duhet te jesh injorant,duhet te jesh nga Kosova ose jasht PS, duhet te kesh qelluar SOCIALISTET E NDERSHEM ME GURE E PLUMBA QE TE FITOSH NE QEVERINE E RAM KRISTAQ LULZIM BERISHES!!!!!!!!!!!

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ja edhe Bolino “a doni me per Belulin foli”.

    1. shqiptari i ilirise says:

      Pse mos tha ndonjë gjë të pa vërtetë që u djeg të gjithë juve që jeni gati ti mbani edhe oturakun S.Berishës?

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Te dhjefsha Saliun dhe ty o servil i Edvin Rames, pse nuk te duket pak si mburravec qy italiani ty?

  6. Virusi says:

    Eduart, nuk e di qe Bollino nuk eshte mafioz po gazetar dhe nje gazetar i mire. Nuk e barazoj kurre me Berishen & co. Po ke fakte kunder tij nxirri. Kot mos fol se njerezit nuk te besojne.

  7. rexha 10 says:

    A E KE NDIGJUE BERISHEN ,QE E QUAJTI KRIME SHTETI .
    JUVE ZOTI BOLLINO JU TAKON TE VAZHDONI DEMASKIMIN ,SEPSE QE TE QUHET KRIME SHTETI JANE 2 ARSYE .
    1 DUAN TE PERMBYSIN QEVERI ME FORCE , DUKE RREMBYER NJE E NGA NJE INSTITUCIONET E RENDESISE SE VECANTE SI ;I PRESIDENCA,KRYEMINISTRIA,DYQANIN E RUBIES AFER SHPISE SE SALES.
    2 DONIN TTE ELEMINONIN KRYEMINISTRI E SHTETIT.
    PORE CFARE MUNE TE BEHET ME DUARTE NE XHEPA ZOTI BOLLINO???ATJE NUKE DOLI ASE EDHE USHTRIJA QE TE SHPALLEJ NGJARJA E JASHTEZOKONESHME.DERI TANI KENI BERE VETEM NJE BRIME NE UJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje