Rama zëvendëson vendin e lënë bosh nga Sandër Lleshi me nje tjeter gjeneral

22 Janar 2019, 09:50Politika TEMA

Ish-prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj, është emëruar këshilltar për çështjet e sigurisë i kryeministrit Edi Rama.

Gjeneral Major Maksim Malaj është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave në këtë post të cilin më herët e mbante Sandër Lleshaj, aktualisht, ministër i Brendshëm.

Ndërkohë gjeneral major Maksim Malaj deri në kohën e emërimit në këtë detyrë mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit, detyrë në të cilën u emërua Gledian Llatja, emri i të cilit lakohet si kandidati potencial i të majtës për kandidat për kryetar i bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit.

2 komente në “Rama zëvendëson vendin e lënë bosh nga Sandër Lleshi me nje tjeter gjeneral”

  1. Taraboshi says:

    Si duket po me vjen edhe mua rralla per tu bere gjeneral.

  2. Genci says:

    Jepi Edo jepi se koken do hash ne fund me keto levizje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje