Politika është kryefjala e qytetarëve, pavarësisht halleve të tyre.
Një pjesë e vogël shprehin shqetësime të përditshme, ndërsa një pjesë tjetër e shohin jetën e tyre të lidhur ngushtë me partitë.
Edhe sot në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24, ata kanë ndarë opinionet e shqetësimet e tyre.
Qytetar 1: Ishalla i merr kjo qeveri votat prapë dhe do t’i marrë sepse nga krahu i djathtë s’ka kush ti marrë. Janë njerëz që nuk prodhojnë politikë.
Qytetar 3: Në PS Rama i eliminoi të gjithë të aftit dhe në PD kjo po ndodh. Me Palokën do fitojnë ata. Unë nuk jam as me PS e as me PD por kur ka njerëz të aftë këta i eliminojnë.