Urdhri nga ministrja Balluku, shkarkohet edhe drejtori i Portit të Durrësit

22 Janar 2019, 13:07Politika TEMA

Drejtori i Portit të Durrësit Afrim Bakaj është shkarkuar sot nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Bakaj mbante këtë detyrë prej disa muajsh.

Në vendin e tij është emëruar Genti Tare.

Por shkarkimi i Afrim Bakaj nga detyra nuk është i vetmi urdhër që ka dhënë ministrja Balluku gajtë kohës që morin drejtimin e ministrisë së Infrastrukturës.

Ajo kërkoi sot kërkoi shkarkim e drejtorit të ARSH Afrim Qendro si dhe zëvendësimin tij me Sonila Qaton.

Ndërkohë drejtuesi i OST  Klodian Gradeci dha dorëheqjen djitën e djeshme.

 Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thoshte se ky vendim vinte për arsye personale.

Ndërsa jashtë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, po sot u shkarkua drejtori i Burgut të Rrogozhinës Ibrahim Beja. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje