FOTOT: Viti 1689-Harta e sigluar nga Papa Klementi ku Kruja cilësohet “Atdheu i Skënderbeut”, mungon Elbasani e Korça

22 Janar 2019, 11:38Politika TEMA
FOTOT: Viti 1689-Harta e sigluar nga Papa Klementi ku Kruja cilësohet

Aty shënohet edhe Tirana e Preza, por mungon Elbasani e Korça

Nga Armand Plaka

Një hartë shumë interesante, e sigluar në vitin nga Papa Klementi XI me origjinë shqiptare ( Gjon Françesk Albani l, Papa 243 i Kishës Katolike) të cilën mund t’a gjesh sot të riprodhur falë digjitalizimit në shumë burime alternative, por ajo që përbën risi e duhet vlerësuar, është fakti se nëse e sheh me vëmendje, atëhere e kupton se përveç një topinimie tepër të pasur, aty gjen edhe cilësime si “Kruja, atdheu i Skënderbeut”, apo “Kalaja e Skënderbeut” në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Po aq interesant është fakti se veç Prezës e Petrelës, aty gjen të përmendet edhe vetë Tirana nën toponimin “Terrana”. Po ashtu, nëse vijon më tej në jug a veri, do gjesh plot lokalitete, qytete e rajone, si Dukagjini, Tomorica dmth Tomori, Mirdita ( Miriditi) dhe Oroshi, Blinishti, Laçi, Kaçinari, Gjadri, Jubani, Mesi, Drishti, Kelmendi ( Clementi) Pulti, Shkodra, Gruemira, Ulqini, Dragusha, Dajçi, Kepi i Rodonit, Zadrima, Durrësi, Lezha, Mati, Kalaja e Bashtovës pranë Kavajës, Kanina, Gjiri i Vlorës, Sazani, Malbardhi, Selita, Lura, Ohri, Hasi, Dibra, Dibra e Poshtme, Tepelena, male e vendbanime të kohës, derisa më poshtë e gjithë zona e jugut, cilësohet si Epiri ose si sinonim i saj përdoret termi “Bassa Albania” dmth “Shqipëria e Poshtme”.

Disa toponime përbëjnë vështirësi për t’u identifikuar nëse nisesh nga emërtimet që ato mbartin sot, përveçse harta është përpiluar disi edhe në mënyrë të përgjithshme, joracionale, në raporte jo fort të sakta, duke mos iu përgjigjur 100% realisht shtrirjes fizike në terren.

Çuditërisht nuk gjen dot në këtë hartë Elbasanin apo dhe Korçën. Vihet re se shumë lokalitete mbartin akoma kryqin, çka na jep të kuptojmë se kemi të bëjmë me zona të besimit katolik a të krishterë orthodoks nga veriu në jug, të tilla si Shën Mëria, Shën Aleksandri, Shën Martini, Shën Stefani, Shën Gjergji, etj. Nga vetë diçitura zyrtare e hartës në fjalë, shohim se Shqipëria cilësohet ndryshe edhe si “Maqedonia Perëndimore”.

Vetë harta na përcillet nga viti i largët 1689, pra në kufinjtë ekstremë të Mesjetës së Vonë, pikërisht në një kohë kur tashmë shqiptarët kishin kryer një pjesë të madhe të konvertimit të tyre në Islam dhe kur mendohej se emri Skënderbej ishte harruar. Ajo është prodhim italian nga Roma, nën autorësinë e Giacomo Cantelli-t dhe mundësuar në atë kohë për publikim nga Domenico de Rossi.

Në origjinal harta ka emërtimin nga italishtja ( dhe jo latinisht): “Albania Propria ouero Superiore detta anche Macedonia Oçidentale” ose në shqip: “Shqipëria ose Shqipëria e Epërme, ndryshe e njohur edhe si Maqedonia Perëndimore”. Ajo që e bën më interesante edhe edhe dedikimi që i bën hartës në fjalë më një tekst homazh ndaj sakrificave të shqiptarëve, Papa Klementi XI, duke theksuar se “U bënë dy shekuj që Shqipëria qan largimin e bijve të saj…”.

Harta është përpiluar 11 vite para se Gjon Françesk Albani të shpallej Papë, ndërsa ishte akoma në postin e Sekretarit të Brevave ( Dekreteve Papnore). Roli i pinjollit të familjes Albani me origjinë nga Kurbini, dihet botërisht se ishte shumë i spikatur në unifikimin dhe rilindjen e krishtërimit në Shqipëri dhe interesi i tij për vendin e të parëve mbeti i pandryshuar në të gjitha fazat e jetës së tij para se të hipte në fronin e lartë papnor.

 

31 komente në “FOTOT: Viti 1689-Harta e sigluar nga Papa Klementi ku Kruja cilësohet “Atdheu i Skënderbeut”, mungon Elbasani e Korça”

  1. xyz says:

    Shumë e bukur! Ju lutem ku mund të gjej ndonjë link (mundësisht HD) se dua ta bëj poster?
    Faleminderit!

    1. Celo.Mezanaj says:

      XYZ, mqs ekzistojne me dhjetra kopje te kesaj harte ne Web, nga mbi 10 qe kontrollova une me cilesorja per tu printuar ne format te madh letre eshte ne fqen e bankes BKT

      http://www.bksh.al/gsdl/collect/hartat/index/assoc/HASH0141.dir/AlbhIII2.JPG

      1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

        plehra turkoshake,vet faktet tregojne se : arberia pas 2 shekujsh qan bijte e vet qe braktisen vatanin…”,duke theksuar tragjedine e ikjes se kristianeve dhe zenien e vendit nga hordhite muslimon brothers …………….te tjerat jane pordhe me rigone………..

        1. Hoxh Armandi says:

          Ne cilen vend ne ate harte eshte xhamia a namazgjase qe e ndertoi recepi per ju turkoshqiptare?

        2. edison kapllani says:

          ore malaga dita e larjeve te hesapit po afron shqiptaret dote fusin janullen

        3. "...askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten" [PLATO] says:

          EPIRO = BASSA ALBANIA
          Epiri = Shqiperia e Poshtme
          (Sot gjysma e Epirit eshte e pushtuar nga grekilet ? )

        4. "...askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten" [PLATO] says:

          ALBANIA = MACEDONIA OCCIDENTALE
          SHQIPERIA = MAKEDONIA PERENDIMORE
          (Sot gjysma e Makedonise (Makedonia Veriore dhe Makedonia Jugore) jane te pushtuara nga grekilet dhe bullgarinet ? )

  2. sulejman Shabani,Fushë-Kosovë says:

    në hartën e pestë shihen qartë edhe qyteti Prishtina(Pristina) dhe një vendbanim i vjetër Kishnica(Chisniza),sot fshat në Komunën e Graçanicës

  3. Kuq e zi says:

    Mbase mospermendja e e korces dhe elbasanit eshte e qellimshme meqe ishin themeluar nga osmanet

    1. beni says:

      Koritsa eshte qytet Hellene prandaj nuk e ka perfshi ne hart

      1. Hahahahaha says:

        Ik mor jevgjit mos na trego qytetet “helene” psikopat …te gjitha qytetet “helene” ishin me popullsi iliro-pellasge….Qen zgjebs i Anastasit

    2. Harta says:

      Korca eshte e perfshire ne harte, eshte ne cepin e poshtem djathtas e shenuar si Corza. Gjithesesi harta eshte shume e pasakte ne vendosjen njesive gjeografike. Po te shikosh me vemendje Liqeni i Ohrit eshte vendosur ne jug te Liqenit te Prespes. Shume male jane vendosur shume larg ose shume afer nga sa jane ne te vertete. Duket sikur autori ka njohuri per bregdetin dhe per zonen prane tij, por per brendine e vendit informacioni qe ka pasur duhet te kete qene i paket. Per rrjedhoje Korca dhe Gjirokastra (Argiro Casstro) jane vendosur prane njera tjetres ne te njejten fushe. Priska e Madhe dhe Priska e Vogel, bashke me Bastarin jane vetem nje mal larg nga keto qyetet.
      Meqe ra fjale pervec vendlindjes se Skenderbeut, shenohet edhe nje qytet si atdheu i Pirros, Terra Nuova Patria di Piro.

  4. Ne harten e peste gjendet edhe qyteti Prishtina (Pristina) dhe vendbanimi Kishnica (Chisniza), sot fshat ne komunen e Graçanices dikur komuna e Prishtines.

  5. Atdheu i te pareve says:

    Titullli eshte corientues,
    Harta e thote qarte se eshte harta e Shqipwrise se eperme dhe jo “Harte e Shqiperise”.
    Emertimet Shqiperi e Eperme dhe Shqiperi e poshtme e poshtme i gjen ne te gjitha hartat mesjetare te rajonit, ne te cilat edhe Epiri deri ne Gjirin e Artes konsiderohet Shqiperi e Poshtme
    Per Shqiperi te Poshtme e te eperme historianet kane folur deri ne shekullin XIX (kaehstu, p.sh., historiani danez-francez Conrad Malte Brunn dhe historiani gjerman J. Merleker, etj).

  6. Detari says:

    Zona e Elbasanit quhej Benda, duket dhe ne harten e pare. Emri Elbasan eshte i ri, i vendosur nga turko-osmanet.

  7. Rey says:

    Shikoni mire harten ju “ historian” e Shqipris eshte nje vend shkruajtur “Prezia” dhe eshte me e vjeter se Kruja “Kryqyteti i Partineve” por ju historian jeni te gjith nga jugu dhe per ju historia e Shqiperise eshte bere ne “ Kiev-Lesh”

  8. Rey says:

    Shikoni mire harten ju “ historian” e Shqipris eshte nje vend shkruajtur “Prezia” dhe eshte me e vjeter se Kruja “Kryqyteti i Partineve” por ju historian jeni te gjith nga jugu dhe per ju historia e Shqiperise eshte bere ne “ Kurv-Lesh”

    1. Bragjini says:

      Shko ore pirdhu

  9. Nik says:

    Zoteria ose zonja qè meret me kulturèn nè ambasadèn shqiptare nè romè tè shkoj nè Via del Corso afèr èsht Via del Umilta, aty gjendet njè pik shitje apostafat pèr harta antike tè cilèn e kam vizituar nè 2008 èn dhe gjeta njè hartè tè shqipèris qè duhet tè ishte e 1600/1700 ès dhe kushtonte reth 800 eur.

  10. albaniafirst says:

    Epiro (Epiri) o Bassa Albania (Shqiperia e poshtme). Eshte e qarte se emri Epirit lidhet vetem e vetem me Shqiperine. Kjo harte nxjerr zbuluar propoganden greke per gjoja Epirin grek.

    1. "...askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten" [PLATO] says:

      Kur flasim per epiriot flasim VETEM per shqiptare!
      Kur flasim per makedonas flasim VETEM per shqiptare!

    2. beni says:

      Xhon,xhovani,juvani,jani u nensntruan nga Carr Dushani
      Gjirokaster,Argjiro kastro
      Saranda,Aji saranda
      Dures,Dyo raqjo
      Korce,Koritsa
      Permeti,Premeti
      Butrint,Buth rotos,rote bythe
      Vlora,Avlona

      1. ca po thua says:

        RROT CARI = “beni” ? ? ?
        E para duhet te dish se fjala “kastro” eshte latinisht “castri” = keshtjelle dhe ne greqisht dmth “pyrgos” ose “akropoli”. Fidel Kastro nuk eshte “grek” por latin ?
        E dyta fjala “koritsa” nuk ekziston ne greqisht (se mos ben gafe e ngaterron me fjalen “vajze” o fshatar injorant). Varianti ne sllavisht eshte Gorica. Ne zonen e Korces o coban Beni, nuk ka patur KURRE “greke”, as sot ska. Nuk ka patur dhe nuk ka “greke” as ne zonat kufitare me Korcen, ne Follorine- Kostur (Lerin-Florin dhe Kastur-Kastoria), apo ne Manastir (Bitola-Monastiri). Popullsi sllave dhe vllahe po!
        Per emrat fetare (Johan eshte emer hebre ne forma te ndryshme Gjon, Jan, Ivan, Giovan, John, Iohan, Ioannis,…) duhet te marresh ca njohuri, se je idiot i plote per kete ceshtje!
        Ja disa emra vendesh ne Greqine e sotme ;
        Lehova shqip
        Arta shqip
        Kriekuq shqip
        Kapandriti shqip
        Lopesi shqip
        Morea shqip
        Varibobi shqip
        Liosha shqip
        Varkiza shqip
        Tirnovo sllavisht
        Servia sllavisht
        Soho sllavisht
        Vonica sllavisht
        Velika sllavisht
        Mecovo sllavisht
        kaimaktsalan trurqisht
        Kilkis turqisht
        Genice turqisht
        Velvento vllahisht
        Siatista vllahisht
        Tsotili vllahisht

  11. beni says:

    Korça e Elbasani quheshe para shekullit të 14 gjuricce kurse tjetra Shën Vladimir ku Vatikani kish divergjenca mes ortodoksisë e katolicizmit!
    Me hyrjen e Turqisë mbas shekullit të 14 mori emërtim të ri greku e quajti korrica dhe turku Korçë!
    Berati po ashtu quheshe Beligrad turku u a ndryshoj ne shekullin e14 !
    Korça, Pogradec, Berat,Përmet, Kolonjë e të tjera e të tjera jan tërësisht nga mbretëria e Carr Stefan Dushanit që ka qen gjithnjë në divergjenca me Vatikanin
    Ndryshe pjesë tjetër nga Lushnja, Ballshi, Fieri, Durrësi,e Lezha deri në Shën Stefan jan nga Strazimir Ballshic që Ballaban i 3mori katolicizëm u konvertua nga ortodoksët që ishte dhe i përket Zetes!

    1. Gjanica says:

      Me fal qe po ta them po i ke te gjitha mbrapsht.
      Asgje nga ato qe thua, ASNJ PER BE, nuk qendron.
      Dhe thone qe nuk ka bere hapa historiografia ne vendin tone ne keta 30 vjet.
      Harojeni Aleks Buden dhe Eqrem Cabeun.
      Shikoni sa histriane kane dale ketu! Historiane si ti Beni i duhen sot Shqiperise (me fal: Greqise).

      1. beni says:

        Me të drejtë është përsipër 2000 vjet ashtu edhe ajo e Argjiro-kastros,por përpara quhej epidari, Epir me zbritjen e mbretërisë serbo bullgare këto anë ju nënshtruan sundimit të Carr Stefan Dushanit,deri në Igumenicë,e Janinë atje ku u identifikuan me emërtim,çam ortodokse mbas Turqisë edhe çam myslimanë,aty lindi edhe baba i Gjergjit Kastriotit,juvani edhe pse katolicizmi e quan Gjon ose Xhovani kur ortodoksët bën pakt me katolicizmin që për mendimin tim të studjuar identiteti i të cive i përket Hungarisë e në i përkasim Rusisë ose serbo bullgare!
        Të tjerat jan sajesa të shpikura nga Turqia ose myslimanizmi shqiptar kombet homogjene.jetojn kur ata kuptohen mes njëri tjetrit,por të mbaj heronjtë tanë Maqedonia e mos i mbajm në heronjtë tanë nacional do të thot urejtje ndëretnike e mos kuptim për konceptin e një shteti,pavarsisht se sa etni të tjera marin pjesë në përbërjen e shtetit!
        Kot nuk themi që Shqiperia apo Arbëria është deri në Shkup,deri në afërsi të Nishit por s’na besojnë sepse është myslimanizmi që Europa na ndau në 5 shtete eqeremit nuk ja mbante në komunizëm nga Enver Hoxha e nga diktatura të thoshte të vërtetën!
        Albanologjia është e kapluar nga kultura islame,dhe nuk ka se si të thonë vërtetësinë,e identitetin,por sajesa e trillime!
        Popujt integrohen e bëhen pjesë e çdo shoqërie që i rrethon pushtetet nuk jan të përhershme por të përkohshme dhe u vjen dita që e vërteta nuk harron,ajo jeton në çdo zemër atdhetarie,po qofshim,ruse,serbe,bullgare,rumune,apo turq,në vijm nga i njëjti vend lindje që të gjith,pa marrë parasysh besimin fetar!

        1. ca po thua says:

          Ben Pisoglendi, ti qenie e neveritshme grekomane! Meso disa informacione qe jane FAKTE TE PADISKUTUESHME ne historine boterore :
          -Nuk ka ekzistuar KURRE ne histori ndonje perandori serbo-bullgare! Perkundrazi bullgaret dhe serbet gjithmone kane qene (dhe jane edhe sot) ne konflikt interesi, kundershtim dhe lufte me njeri tjetrin.
          -Perandoria bullgare ka ekzistuar ne shek VIII – IX ndersa Perandoria serbe ne shek XII-XIII. Te dyja keto forma shteterore kane qene ne konflikt me Perandorine Romane (te lindjes).
          -Car Dushani ishte serb, Car Samuili ishte Bullgar.
          -Ardhja e sllaveve ka ndodhur ne shek VI-VII e.s. Sllavet ishin pa fe, ne ndryshim nga arberit-shqiptaret qe ishin me shekuj te krishtere.
          -Ndarja (skizma) e kishes kristiane ne katolike dhe orthodhokse ka ndodhur ne shek XI.
          -Emrat fetare kane prejardhje te ndryshme por ne shumice absolute kane prejardhje hebreje, sepse atje lindi kristianizmi. Gjithashtu per shkak te traditave te mevonshme te kristianizmit ne traditen kishtare u futen edhe emra latine, greke, sllave apo edhe te tjere.
          -I njeti emer fetar, merr forma te ndryshme ne tradita te ndryshme kishtare, apo ne gjuhet liturgjike qe perdor nje kishe apo nje tjeter. Kemi tradita kishtare katolike, orthodhokse, protestante … etj etj, po ashtu ka gjuhe zyrtare liturgjie (pra gjuhe qe kryheshin sherbesat fetare) te ndryshme si latine, greke, sllave, armene, gjeorgjiane, etj etj madje edhe shqipe, sado vone qe u perdor! Keshtu edhe emri hebre Johan ka forma te ndryshme si Jovan, Ioan, Giovani, Gjon, Jan, Ioanis, Ivan … por qe ne fund te fundit eshte i njeti emer.
          -Emrat fetare, ne cdo forme tradicionale (fetare apo gjuhesore) nuk percaktojne edhe perkatesine etnike te personit qe e mban, perndryshe do na dilte qe milionat e grekeve qe mbajne emrin Kosta (Kostandin) do na jene latine ? ? :D. Emrat fetare percaktojne vetem fene te ciles i perket dhe aspak etnicitetin e personit qe e perdor!
          -Te njejten gje qe themi per kristianizmin dhe traditen kristiane, mund te themi pa piken e ndryshimit per islamizmin dhe traditat islame!!!
          KURRE MOS I HARRO!
          Ben PISOGLENDI, ti ke nevoje per mjek, sepse je i semure mendor ?

  12. Kuq e zi says:

    Hahaaaaa
    Berati nga car dushani ….
    Berati qe ka banim te panderprere 2400 vjet
    Rrofte janulla qe na jep corbe per kalamajt

    1. beni says:

      Me të drejtë është përsipër 2000 vjet ashtu edhe ajo e Argjiro-kastros,por përpara quhej epidari, Epir me zbritjen e mbretërisë serbo bullgare këto anë ju nënshtruan sundimit të Carr Stefan Dushanit,deri në Igumenicë,e Janinë atje ku u identifikuan me emërtim,çam ortodokse mbas Turqisë edhe çam myslimanë,aty lindi edhe baba i Gjergjit Kastriotit,juvani edhe pse katolicizmi e quan Gjon ose Xhovani kur ortodoksët bën pakt me katolicizmin që për mendimin tim të studjuar identiteti i të cive i përket Hungarisë e në i përkasim Rusisë ose serbo bullgare!
      Të tjerat jan sajesa të shpikura nga Turqia ose myslimanizmi shqiptar kombet homogjene.jetojn kur ata kuptohen mes njëri tjetrit,por të mbaj heronjtë tanë Maqedonia e mos i mbajm në heronjtë tanë nacional do të thot urejtje ndëretnike e mos kuptim për konceptin e një shteti,pavarsisht se sa etni të tjera marin pjesë në përbërjen e shtetit!
      Kot nuk themi që Shqiperia apo Arbëria është deri në Shkup,deri në afërsi të Nishit por s’na besojnë sepse është myslimanizmi që Europa na ndau në 5 shtete

      1. beni says:

        Mos ma vini re se kam rrjedhur….

  13. Djali nga karbunara says:

    Bëni komentet me llogjikë pse mundoheni të ndanin shqiptarët veri jug myslimane e të krishterë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. 下半身 リアル ドール

    ラブドール 無料のフックアップアプリで個人を引き込む方法クリスマスイブをよりエキサイティングにするためのセックススタントセックスドールパーラーとブロテルについてのすべてアマゾンでセックスドールを受け入れない理由を教えてください

    Përgjigjjuni
    1. リアルラブドール

      ダッチワイフ 値段 より多くの人々がおそらく2021年にロボットとの性交を検討する予定です

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje