Pushohen nga puna 243 robotë, ja “reagimet” e Ramës, Berishës, Metës, Bashës e Veliajt!

22 Janar 2019, 17:09Politika TEMA

Nga Lutfi Dervishi

Një hotel në Japoni ka pushuar këtë javë nga puna 243 robotë për t’i zëvëndësuar ato me njerëz. Lajmi nuk kaloi pa reagime në Shqipëri.

Edi Rama: Japonia duhet të mësojë nga Shqipëria. Ne këtu nuk kemi sindikata dhe kështu mund të pushosh nga puna dhe të marrësh në punë kë të duash, robotin, njeriun, hajvanin, madje edhe ato që venë baste gjithë ditën: se në cilën faqe të murit do të ndalojë miza! Këtu po flas për ata që e kanë mizën nën kësulë. Kam informacione se bookmakers kanë kuotuar në baste me koefiçientin 7, kthimin e robotëve në punë. Ta harrojnë! Baste nuk ka më as për Ronaldon, as për Mesin dhe as për robotët. Njerëzit do ta marrin shërbimin edhe pa robotë. Do të bëjmë një PPP dhe privati do investojë- sigurisht ne do paguajmë për shërbimin.

Sali Berisha: Roboti digjital informon se në një akt të paprecendentë në thyerje të kushtetutës dhe normave elementare etike, janë flakur në rrugë 243 robotë. Konventa ndërkombëtare e ndalojnë rreptësisht pushimin kolektiv nga puna! Ky akt i papërgjegjshëm meriton ndëshkimin më të merituar. I bëj thirrje Perandorit të ndërhyjë pranë qeverisë që e kjo e fundit të ndërhyjë pranë kompanisë për rikthimin në vendin e punës dhe kërkimin e ndjesës ndaj robotëve.

Lulzim Basha: Si lider i opozitës, denoncoj me forcë praktikën korruptive të pushimit në masë nga puna të robotëve dhe zëvëndësimin e tyre me njerëz. Në fakt nuk janë njerëz sidokudo, por nga të dhënat e partnerëve janë votues të partisë në pushtet që po punësohen nga oligarkët në këmbim të tenderave korruptivë të qeverisë së Tokios!

Ilir Meta: Gjithmonë e kam theksuar se kjo është në radhë të parë një çështje besimi. Duhet më shumë besim si tek njerëzit, ashtu edhe te robotët. Më vjen mirë që kjo ka ndodhur në Tokio se imagjinoni një çast sikur të kishte ndodhur në Shqipëri, ose në Presidencë?! Të gjithë do të thonin, hoqën robotët dhe i zëvëndësuan me të LSI-së.

Hashim Thaçi: Korrigjimi kufijve, më falni i gabimeve është praktikë demokratike, burokratike, eklektike. Ne si vend sovran i pavaruar dhe me njohje ndërkombëtare të 112 shteteve nuk ndërhyjmë në korrigjimin e gabimeve të sotme apo historike që janë bërë në Japoni.

Genc Ruli: Robotët e pushuar nga puna duhen punësuar urgjentisht për SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Meqë janë 243, plotësojmë edhe Gjykatën Kushtetuese, edhe gjykatën e Lartë, edhe gjykatat e apelit edhe gjykatat e rretheve edhe gjykatësit në studiot televizive. Shpresojmë që të paktën këta ta kalojnë vettingun!

Erion Veliaj: Unë jam i mendimit se përderisa disa asistentë virtualë si Siri, Cortana, Alexa- po punojnë shumë mirë edhe robotët e përjashtuar mund të trajnohen dhe updatohen dhe në vend që të hidhen në rrugë, mund t’i përdorim për të mbjellë pemë, pemë jo vetëm në park, por në çdo ballkon të Tiranës dhe në taracat e kullave në ndërtim!

6 komente në “Pushohen nga puna 243 robotë, ja “reagimet” e Ramës, Berishës, Metës, Bashës e Veliajt!”

  1. Mendja says:

    Ne fillim ja ke fut kot,po kot fare ama.
    Pjesa e dyte qe flet per “udheheqesit” tone eshte shume e mire.
    Sa me larg nga sindikatat aq me shume perparon ekonomia.
    Ne japoni i dashur,pune normale dhe me mik, quhet nje pune 12orshe…per te tjeret eshte 16oresh.
    Ne kete gjendje te katandisin sindikatat.
    I dashur,lexo dhe njeçik sesi u kriuan sindikatat e para boterore ne amerike dhe kush i kontrollonte…pasi te jesh informuar,do kuptosh se sindikatat nuk jane kurregje tjeter veçse nje strukture e mirefillte mafjoze.

  2. l says:

    zoti ramush ke mbaruar overdoz to po I perze shqiptaret

  3. Oparaku says:

    Mua me pelqej komenti i lali Erit se atje ku dhemb dhembi shkon gjuha edhe lali eri eshte mbrapa me mbjedhejen e pemevePrandaj do ti kerkoje qeverise se Japonisene rastese nuk ja kerkuar per ti punesuar ne Bahkine e Tiranes.

  4. Oparaku says:

    Mua me pelqej komenti i lali Erit se atje ku dhemb dhembi shkon gjuha edhe lali eri eshte mbrapa me mbjedhejen e pemevePrandaj do ti kerkoje qeverise se Japonisene rastese nuk ja kerkuar per ti punesuar ne Bahkine e Tiranes.

  5. anastasi says:

    Shkenca po deformon zhvillimin njerzor po e cone drejte vdekjes se parakohshme njerzit po vdesin nga semundje te pa sherrushme,milona njerez vdesin ne dite, mjekesia eshte shume e prapambetur,as nje lloje shkence as robotet nuk mund te ndryshojne jeten e njerzeve.Shtimi i popullsise ne bote po rritet per dite duhet pushtuar oqeanet,sepse planeti i tokes eshte tre pjese jane uje dhe nje pjese eshte toke,10 miliard people,ku do jetojne, shume, shume e veshtire . Shkenca bene pordhe dhe shpik robot japonez dhe kinez per te pastruar bolet e saliut,lulos,palloshit dyemetrosh, hajdutit te floririt e te tjere robotak.

  6. Roboti says:

    Je flori,
    O Lutfi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje