Kryeministri Edi Rama bëri me dije se një pjesë të qeverisë e ndryshoi pasi reflektoi nga protesta e studentëve.
Në një takim me studentët e Universitetit Aleklsandër Xhuvani në Elbasan, gjithashtu Rama iu përgjigj pyetjes së çfarë mase do të merret për pedagogët e korruptuar të këtij Universiteti.
Rama tha se e ka dëgjuar këtë fakt këto ditë, por sugjeroi që zgjidhja është që studentët të flasin me raste dhe emra konkretë pasi vetëm në këtë formë mund të zgjidhet e pedagogët të cilët kërkojnë para për të dhënë provimet, të vihen para drejtësisë.
“Keni forcë të madhe kur jeni bashke dhe kur keni të drejtë. S’ma kërkuat ju të ndërroj qeverinë por unë reflektova duke ju parë juve.
Nëse ca veshëgjatë nuk ju lënë të futeni në mësim, mblidhuni e ju dhe kuptoni se kush ka të drejtë.
Çështja e pedagogëve të korruptuar si në çdo fushë lidhet me kapacitetin e qytetarit për t’i dhënë lekë.
Nuk shpëtoni dot nga kjo e keqe nëse nuk keni kurajën t’i vini gishtin drejt të keqes”, u shpreh kreu i qeverisë.
Gjithashtu në mbyllje të takimit Rama tha i duhej të largohej pasi ka për të bërë betimin, ndërsa studentët sipa tij mund të rrinë dhe të ngujohen me ministren e Arsimit.
“Tani më lejoni të bëjmë një pakt, ju mos lëvizni fare, bëni sikur spo ndodh asgjë, unë po largohem tani sepse kam një betim për të bërë.
Do tju lë të flisni me ministren sepse ajo është ngujuar kur ka qenë sa ju, unë nuk jam ngujuar se më kanë pëlqyer protestat ballë për ballë, kështu që me të mund të ngujoheni deri nesër, dhe vazhdoni bisedën” u tha Rama studentëve. (TemA)
OEdi je i madh. Fitorja ne zgjedhjet e Qershorit do te jetë madheshtote
Koment idiot nga nje KM te papergjegjshme,qe reagon vetem kur plas dikkund…tallja me studentet nuk te qete kur si fitmtar,larg asaj.