Administrata Trump ka hedhur poshtë një ofertë nga ana e Kinës e cila ka kërkuar bisedime përgatitore për tregtinë këtë javë përpara negociatave të nivelit të lartë që janë planifikuar të bahen javën e ardhshme, raporton Financial Times, duke cituar burime të informuar për bisedimet.
Udhëtimi i propozuar nga Ministri kinez i Tregtisë, Wang Shouwen dhe Zëvendës Ministri i Financave, Liao Min u ofruan për të hapur rrugën për bisedime midis zëvendëskryeministrit kinez Liu He dhe zyrtarëve të lartë amerikanë të vendosur për 30-31 janar.
Kjo vjen pasi rezerva amerikane doli me humbje dhe dollari u dobësua kundrejt jenit japonez pas raportit të FT mbi shqetësimin e luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës, që do të vazhdojë kështu pa një marrëveshje dhe në fund të fundit do të dëmtojë ekonominë globale.
Duket se nuk ka jë marrëveshje mes dy vendeve edhe pse në fiilim u dukë se gjithëçka do të normalizohej pas telefonatës së Trump me homologun e tij kinez. POr kjo tregon se ende nuk po arrihet një marrëveshje mes dy ekonomive më të mëdha të botës.(TemA TV)