Erdogan kundër SHBA-së, telefonon Maduron: Vëllai im qëndroni fort, ne jemi në anën tuaj

24 Janar 2019, 09:45Bota TEMA

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro disa orë më parë, sipas një deklarate nga zyra e Presidencës turke.

Gjatë bisedës mes tyre, Tayip Erdogan ndër të tjera mësohet ti ketë thënë  Maduros:

“Vëllai im Maduro, qëndro në këmbë. Ne jemi pranë jush. ”

Ndërkohë zyrtarët e SHBA po bëjnë thirrje për largimin e presidentit venezuelas Nicolas Maduro.

Presidenti Donald Trump njohu kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, duke e rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro.

Në një deklaratë, presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”.

Ai inkurajoi qeveritë e tjera në hemisferën perëndimore që edhe ato të njohin zotin Guaido.

Mijra protestues antiqeveritarë demonstruan në rrugët e Karakasit të mërkurën, si pjesë e një proteste mbarëkombëtare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje