FOTOT/ Amal largohet nga shtëpia me binjakët? Mësohet e vërteta e divorcit të George Clooney

24 Janar 2019, 13:42Lifestyle TEMA
FOTOT/ Amal largohet nga shtëpia me binjakët? Mësohet e

Lajmi se George Clooney dhe Amal i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 4 vjeçare ka pushtuar titujt e mediave.

Raportet thonë se çifti i famshëm i Hollywood po divorcohet dhe se 40-vjeçarja ka marrë binjakët dhe është larguar nga shtëpia.

Por HollywoodLife ka hedhur poshtë këto thashetheme.

“Historia është trilluar,”-tha përfaqësuesi i aktorit për median rozë.

Burimi tha se George dhe Amal, që janë prindër të binjakëve 1-vjeçarë Ella dhe Aleksandër, janë ende të fortë pas martesës në shtator 2014.

Më parë u raportua se Amal u largua nga shtëpia së bashku me binjakët dhe shkuan në banesën e tyre të re në ishullin e Sardenjës.

Ndërsa 57-vjeçari e bombardoi bashkëshorten mesazhe për të parë binjakët.

“Ai donte që ta gëzonin pronën e re së bashku. Por pas një debati, Amal u largua nga shtëpia dhe iku me  Aleksandrin dhe Ellën,”– u raportua nga mediat. “Ajo i tha se nëse vjen në shtëpi do i duhet të qëndrojnë në shtëpinë e mysafirëve.”

Por të gjitha thashethemet u hodhën poshtë nga HollywoodLife.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje