FOTOT: Çifti shndërron anijen 100 vjeçare në një... shtëpi me 10 dhoma gjumi

24 Janar 2019, 10:52Lifestyle TEMA
FOTOT: Çifti shndërron anijen 100 vjeçare në një...

Një çift ka arritur që anijen 100-vjeçare ta transformojë në një shtëpi të “përkryer” për të jetuar.  

Gina dhe John Dutton  kaluan tre vite duke rinovuar anijen afro 40 metra të gjatë që gjendet në Bideford, Angli, si dhe shpenzuan 65 mijë paund. 

Gjatë restaurimit ata kanë përdorur materiale të riciklueshme, me qëllim që të kursejnë para. Anija e shndërruar në shtëpi në total ka 10 dhoma gjumi. 

Gjithashtu ata instaluan filtrin që shiun e shndërron në ujë të pijshëm dhe për t’u furnizuar me energji elektrike kanë vendosur panele diellore me qëllim që shpenzimet për jetesë të jenë sa më të vogla. 

Ata pranojnë se faturat e tyre mujore nuk e kalojnë shumën e 20 paund, kjo për faktin se tani nuk kanë nevojë të jetojnë me qira të paguajnë faturën për energji elektrike dhe shërbime të tjera.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje