Zbulohen fakte të reja mbi mumjet nga Egjipti i Lashtë, zgjidhet misteri 3 000 vjeçar

23 Janar 2019, 15:00Lifestyle TEMA

Kur zyrtarët egjiptianë hapën sarkofagun e një mumjeje 3.000 vjeçare përpara mediave ndërkombëtare në fund të nëntorit, kishte qenë tashmë një vit i madh për zbulimet lidhur me mumjet.

Në gusht, analiza kimike e asaj që shkencëtarët mendonin se ishte një kufomë natyrale e mumifikuar, që datonte në vitets3700-3500 para Krishtit, zbuloi gjurmë të një lëngu balsamimi, shumë të ngjashëm me atë të përdorur nga egjiptianët në kohën e Mbretit Tut, më shumë se 1.500 vjet më vonë.

Ndërkohë në nëntor, bëri bujë lajmi se sekuencimi i avancuar i ADN-së, kishte zbuluar se mumia më e vjetër natyrore në botë, e zbuluar në një shpellë në Nevada në vitin 1940, lidhej patjetër me një fis modern amerikan. Pas një beteje të gjatë ligjore, fisi indian Fallon Paiute-Shoshone, e varrosi më në fund në një ceremoni private mumjen 10.600 vjeçare.

1 komente në “Zbulohen fakte të reja mbi mumjet nga Egjipti i Lashtë, zgjidhet misteri 3 000 vjeçar”

  1. MIRI says:

    ”” sekuencimi i avancuar i ADNs””
    ”’ Mumja qe ishte zbuluar ne nevada lidhej me nje fis MODERN amreikan ( mumja ishte 10600 vjecare) ”’ ahaha ..

    Keta gazetaret te hapin barkun kur perkthejne nga gjuhe te huaja.. Shyqyr qe ka dale GOOGLE.TRANSLATE dhe keta gomeret me vrap perkthejne fjale me fjale artikujt e huaj..

    TA SHPIFIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje