Gjatësia dhe pesha mund të jenë sekretet e jetëgjatësisë, por kjo vlen vetëm për femrat. Megjithatë, për të dyja gjinitë vlen parimi sipas të cilit aktiviteti fizik zgjat jetën.
Ky është rezultati i një studimi të publikuar në “Journal of Epidemiology & Community Health”, i kryer nga Shkolla e Onkologjisë dhe Biologjisë së Zhvillimit në Maastricht.
Rreth 7 807 persona (3 646 meshkuj dhe 4 161 femra nga mosha 68-70 vjeç) dhanë informacion të detajuar mbi peshën, gjatësinë, peshen në moshën 20-vjeçare dhe aktivitetin fizik në kohë të lirë.
Pjesëmarrësit në studim u monitoruan deri në vdekje ose deri në moshën 90-vjeçare. Rreth 433 burra (16.7%) dhe 944 gra (34.4%) jetuan deri në 90 vjeç.
Gratë që arritën në këtë moshë ishin mesatarisht më të gjata dhe peshonin më pak si në kohën e studimit, edhe në moshën 20 vjeç, sesa ato që ishin më të shkurtra dhe më të shëndosha.
Studiuesit vunë në dukje se gratë me gjatësi mbi 175 cm kishin 31% më shumë gjasa për të arritur 90 vjeç sesa gratë që ishin më të shkurtra se 160 cm. Asnjë lidhje e tillë nuk është vërejtur te meshkujt.
Ndërsa sa i përket aktivitetit fizik, njerëzit që bënin aktivitet fizik më shumë se 90 minuta në ditë kanë 39% më shumë gjasa të arrijnë moshën 90-vjeçare sesa ata që bëjnë më pak se 30 minuta. (TemA TV)
Levizni bythen o dembela qe t rroni