Mbrëmja e 24 shkurtit do të mbledhë yjet e kinemasë në eventin më të madh të vitit: Oskar 2019. Tetë janë filmat në kategorinë më të rëndësishme, “Filmi më i mirë”: “Black Panther”, “BlackkKlansman”, “Bohemian Rhapsody”, “The Favorite”, “Green Book”, “Roma”, “Vice” dhe “A star is born”.
Numrin më të madh të nominimeve, 10 të tilla, e kanë marrë “The Favorite” e Yorgos Lanthimos dhe “Roma” e Alfonso Cuaron.
Tetë nominime ka filmi kushtuar ish-zv.presidentit Dick Cheney, “Vice” si edhe “A star is born”, ndërsa “Bohemian Rapsody” ka pesë nominime.
Christian Bale për “Vice”, Bradley Cooper për “A star is born”, Willeim Dafoe për rolin e Vincent Van Gogh në “Van Gogh”, Rami Malek, që interpreton në rolin e Freddie Mercury në “Bohemian Rapsody” dhe Viggo Mortensen në “Green book” janë pesë aktorët më të mirë protagonistë.
Në kategorinë “Aktorja më e mirë” nominohen Yaliztia Aparicio në filmin “Roma”, Glenn Close në “The Wife”, Olivia Colman në “The Favorite”, Lady Gaga në “A star is born” dhe Melissa McCarthy për filmin “Can You Ever Forgive Me?”
Regjisorët që janë në garë për Oskar 2019 janë Spike Lee për “BlackkKlansman”, Pawel Pawlikowski për “Cold War”, greku Yorgos Lanthimos për “The Favorite”, meksikani Alfonso Cuaron për “Roma” dhe Adam McKay për “Vice”.
Libani, Polonia, Gjermania dhe Meksika janë në garë për filmin më të mirë. (TemA TV)