Një veturë Ford Fiesta që ishte prodhuar në vitin 1978, por që asnjëherë nuk dolli në rrugë, pritet të dalë në ankand me një çmim fillestar prej 8,500 paund.
Bëhet fjalë për modelin MkI Fiesta me motor prej 957 cc që ishte ekspozuar në muzeun e shkencës në Londër që nga viti 1980 deri më 2017, dhe që asnjëherë nuk kishte dalë në rrugë për një xhiro.
Makina shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 18 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 135 kilometra në orë. (TemA)