Tre biznesmenë britanikë i kanë shpëtuar vdekjes, pasi makina e tyre u godit nga treni në Davos dhe e tërhoqi zvarrë për disa metra.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin incidentin në Zvicër ku treni që po lëvizte me shpejtësi të madhe godet makinën.
Në pamundësi për të frenuar në kohë, treni e goditi veturën Volkswagen të cilën e shkatërron dhe në shikim të parë dukej se personat që ishin brenda nuk kanë gjasa t’i kenë shpëtuar vdekjes, megjithatë ata dolën jashtë shëndoshë e mirë.
Raportohet se shoferi i veturës Volkswagen ishte munduar të kalojë binarët, por në një moment i kishte ngecur rrota duke i rrëshqitur në akull. (TemA)