Olsi Rama: Abuzohet me Dukën! Kontratë e re për Malën, ja si rinovuam me Gegën

27 Janar 2019, 23:46Sport TEMA

Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama i ftuar në emisionin ‘Rubrika Sportive’ ka folur në lidhje me formën që po kalon skuadra e ‘Demave të kuq’, duke komentuar ndeshjen ndaj Skënderbeut, merkaton e janarit e çështje të tjera që lidhen me klubin e Partizanit.

“Është e vërtetë që paraqitjet në miqësore kanë qenë të mira dhe u tregua në lojën me Skënderbeun, në ndeshjet e tjera do të kemi mundësi të tregojmë edhe të tjera vlera të Partizanit.

Hila? E para thuhet se mungon 4 javë plus edhe një kohë rikuperimi që varet nga gjendja dhe është mungesë e rëndësishme sepse që para merkatos një nga synimet ishte marrja e një mesfushori dhe jemi ende të zbrazët në atë repart dhe po punojmë.

Fitorja me Skënderbeun? Unë asnjëherë nuk jam i kënaqur në maksimum. Rezultat është më i rëndësishëm por unë doja lojë edhe më të mirë pasi cilësia jonë është më e lartë. Duke ardhur nga dy humbjet e mëparshme ku me lojë kemi luajtur mirë, doja fitore më bindëse. Lojtarët treguan se nuk e humbën kompaktësinë dhe dëshirën për lojë e për të kërkuar njëri-tjetrin dhe kjo më ngrohi më shumë.

Në dhomat e zhveshjes mori presidenti i madh, Resul Demi, babai i Gazit që na mori në ‘Video Call’ duke na uruar dhe më pas mori Gazi. Nga entuziazmi nuk u mor vesh fare se çfarë tha. Djemtë kanë qenë pushim që të rikuperoheshin pasi ndeshja u luajt në terren të vështirë dhe u lanë të shkojnë nëpër familje. Presidenti është pranë ekipit gjithmonë. Fjalët e mira nuk mungojnë. Çfarë japin në fushë do të marrin, përfshirë këtu edhe premio.

Faza përgatitore? Në fakt ne kishim planifikuar një fazë 9 ditore, por shtuam edhe disa ditë pasi u shty kampionati. Qëndrova edhe vetë me ekipin dhe kemi frymë e harmoni. Në Antalia erdhën edhe dy lojtarë të rinj dhe menjëherë u bënë pjesë e grupit në mënyrë të këndshme. Më la mbresat më të mira Lum Rexhepi dhe shpresoj të vazhdojë kështu.

Kardoso?  E kemi pritur për kohë të gjatë dhe nga Brazili erdhi në gjendje jo të mirë. Është lojtar që ka futboll dhe pozicionohet mirë në fushë. Fizikisht është 100% por jo psikologjikisht. I duhen minuta dhe i dha hapësirë edhe në Antalia. E dëmtoi dhe nuk e lejoi terreni të shfaqë më shumë. Kishte më shumë kohë të mendohej dhe kur ke kohë gabon në fakt.

Dilaver Duka? As trajneri nuk i di rrogat e lojtarëve dhe nuk duhet kushtëzuar nga rrogat pasi duhet të caktohet formacioni nga kualitetet. Duam të bëjmë afrime cilësore dhe ka shumë disinformime sa i përket rrogave. Ndodh shpesh që negocion me dikë dhe me çfarë ke negociuar shkojnë në një ekip tjetër. Më mirë në fakt kështu pasi ne duam respekt dhe korrektesë, marrje rrogash në kohë dhe premio.

I dimë nevojat dhe stafi ka punën më të madhe për të kërkuar. Stafi teknik jep pëlqimin dhe jo çdo tratativë përfundon me sukses. Shqipëria nuk është parajsa e futbollit dhe jo të gjithë vijnë në Shqipëri.

Rinovimet? Me lojtarët që janë në skadencë po punojmë. Mala meriton të trajtohet dhe jemi munduar pasi kontributi i tij është i dukshëm. Ai duhet të ulet në tavolinë dhe të shohim termat e kontratës.

Gega? U bë një histori që nuk di si të përkthej. Kemi bërë bisedë para se të ikte në Amerikë dhe rinovimi erdhi në mënyrë të ndershme.

Mbrojtja? Kemi parë shumë futbollistë dhe 2-3 nuk kanë ardhur. Deri në fund të merkatos do të vijë një futbollist”, tha Rama.

1 komente në “Olsi Rama: Abuzohet me Dukën! Kontratë e re për Malën, ja si rinovuam me Gegën”

  1. ashtu posi! says:

    Ju rreh mendja se keni skuadër ju mor derdimenë?!
    Mburremi se jeni në krye të një kampionati tani që me largimin e Skënderbeut për arsyet që dihen,është i nivelit të kategorisë së 2 të San Marinos.
    Mos kini merak!Erdhën kupat e Evropës!Do tu shohim si do fluturonin që turin e I,paraeleminator.
    Dallaveraxhinj!
    S’latë poshtërsi pa bërë deri sa e sollët Superligën në nivelin tuaj amator.Yyyyy….mafiozë të neveritshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje