Një video e tmerrshme e përplasjes së një avioni rus Tu-22M3 në rajonin Murmansk u shfaq në internet.
Avioni ka shpërthyer në flakë pas përplasjes.
Videoja e tragjedisë, e regjistruar me sa duket nga një prej ushtarakëve në një bazë ajrore pranë qytetit të Olenegorsk dhe që ka përfunduar në internet, tregon mjegullën e rëndë që mbulon zonën gjatë incidentit të 22 janarit, shkruan ora news.
Tre nga katër anëtarët e ekuipazhit vdiqën në vend, ndërsa komandanti mbijetoi mrekullisht. Ai përfundoi në spitale me lëndime të rënda. Një hetim është hapur për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Tupolev-22M3 është versioni modern i bombarduesit supersonik, që hyri në shërbim në vitet 1970.
Aeroplani i përfshirë në aksidentin fatale u prodhua 33 vjet më parë, por iu nënshtrua një rikonstruksioni tërësor në vitin 2012, duke u modernizuar.
undefined
Lajm I pa rendesishem
Tani fillojne comentet ariu rus bisha ruse. Terbimi rus e ku ta di une
Na cave b… ti me ate emer Undefined!
Supersonik i kalbur 33 vjec!! Thyhet ne mes si te kishte shasi druri….
iNTERESANT SI KA MUNDESI.KY ESHTE RASTI I VETEM I RREZIMIT TE AVIONEVE. PRANDAJ EDHE TEMA PO I JEP KAQ RENDESI.