Pak ditë më parë në rrjetet sociale është bërë virale sfida “10 year challenge”, ku njerëzit postonin foto të 10 viteve më parë e i krahasonin me fotot e tanishme. Pjesë e sfidës janë bërë edhe shumë personazhe shqiptar.
Por së fundmi, duket se i është bashkuar edhe Luana vjollca, por me ndryshimin që ka postuar foto të 11 viteve më parë. Ndonse moderatorja është sulmuar shpeshherë, për operacionet plastike, ajo nuk ka ngurruar të postojë foto të moshës 16 vjeçare dhe mund të themi se duket mjaft bukur.
“11 vite më parë. Unë 16 vjeç. Çfarë gjeta sot! Sekuenca nga spotet e shumta publicitare si imazhi kryesor i Digitalb. 2008!!! Ps: 48 kg”- ka shkruajtur Luana përbri këtyre fotove.
Në një farë mënyrë, teksa sfida “10 year challenge” filloi të zbehej, Luana Vjollca na i riktheu sërish.
Luana Vjollca