Lavrov: Rusia "do të bëjë gjithçka" për të mbrojtur Maduron në Venezuelë

29 Janar 2019, 15:01Bota TEMA

Zyrtarët rusë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për trazirat në Venezuelë, duke u zotuar se Moska do të mbështetë presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.

Rusia kritikoi ashpër Uashingtonin për vendosjen e sanksioneve ndaj kampanisë së naftës në Venezuelë, raporton rel.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov akuzoi Uashingtonin “se ka vendosur në mënyrë publike standardin për ndryshimin e paligjshëm të regjimeve” duke njohur rivalin e Maduros, njëherësh lider opozitës, Juan Guaido si presidenti i përkohshëm.

“Bashkë me anëtarët tjerë të përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Qeverinë legjitime të presidentit Maduro” ka thënë Lavrov.

Ai nuk përmendi ndonjë hap të veçantë në mbështetje të Maduros.

Në komente të ndara, por pothuajse njëkohësisht, zëdhënësi i presidentit, Vladimir Putin, nuk pranoi të komentojë kur u pyet nëse Rusia do të dërgonte ndihmë ushtarake nëse ushtria amerikane ndërhyn në krizën në Venezuelë.

3 komente në “Lavrov: Rusia “do të bëjë gjithçka” për të mbrojtur Maduron në Venezuelë”

  1. IVONI says:

    .. plotesisht e drejte ..!

  2. Kozmos says:

    VENDOS POPULLI I VENEZUELES , DERI SOT POPULLI NUK E DON KETE PRESIDENT .

    1. Karpredha says:

      Populli domi ne zgjedhje dhe votoi per kete president. Bythqirat Perendimor nuk e duan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje