Barcelona ka mposhtur Sevillën me rezultatin 6-1 në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit, pasi në ndeshjen e parë Sevilla kishte fituar ndaj katalonasve me rezultatin 2-0.
Me këtë fitore, skuadra e Ernesto Valverdes merr biletën për gjysmë-finale të Kupës së Mbretit.
Golin e parë e shënoi Philippe Coutinho nga penalltia në minutën e 13’, për 2-0 u kujdes Ivan Rakitic në minutën e 31’.
Coutinho shënoi golin e dytë personal për 3-0 në minutën e 53’, pas një minute Sergi Roberto shënoi për 4-0, ndërsa Sevilla shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 68’ me anë të Guilherme Arana.
Kurse, Luis Suarez shënoi për 5-1 në minutën e 89’ të ndeshjes, ndërsa ylli argjentinas, Lionel Messi, shënoi për 6-1 pas një super-aksioni të katalonasve.
Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve doli në favor të Barcelonës, 6-3.
Sot MESSI ishte i acaruar dhe nervoz , sepse donte te shenonte me çdo kusht .
Sidoqofte ne penalltine qe e fitoi me nje gur vrau 2 Zogj :
1- Hoqi presionin nga vetja
2- U tregua altruist derisa ja la per ta gjuajtur penalltine Cutinhos , te cilin e çliroi nga ngerçi .
Pique luajti dobet derisa ishte figurant ne disa raste .
Mendoj se Pique e shkaktoi penalltine me dashje .
Cutinhos ju mohua nje penallti .
Me se fundi edhe Miu MESSI shenoi nje gol statistikor por organizimi i aksionit , levizjet dhe realizimi ishin antologjik dhe do te mbahen mend shume gjate .
Perndryshe me kere ramuntande Barcelona duhet te jete shume e kujdeshme qofte ne Cooa Del Rey , qofte ne La-Liga por edhe ne Kupen e Kampioneve ku gabimi si ky me Sevillen te eleminon menjehere !
Vamos Barca…