Treshja magjike dhe Vasillaq Zëri

30 Janar 2019, 18:53Sport TEMA

Nga ERVIN BAKU

Pernaska – Zëri – Ballgjini ishte treshja sulmuese që nuk i vjen më historisë së futbollit tone. Të paktën deri tani, jo.

Vasillaq Zëri ka qenë me para të rinjtë e Dinamos. Kaloi normat dhe hyri në shkollën e mjeshtërisë sportive. Zyber Konçi nuk donte ta merrte te Shkëndija. Se ishte shumë i shkurter.

Ndërhyri Skënder Jareci dhe i tha : “Merre, se do zgjatet. E ka babën e gjatë”. E gënjeu. Se kur shkoi në takim me prindër të gjithë e panë që Llaqi e kishte babën më të shkurtër. Pas Shkëndijës shkoi te Dinamo. Ku u formua treshja magjike dhe e papërsëritshme.

Dhori Prifti, ish-gjyqtar i mirënjohur i FIFA-s, 25 vjet në karrierë, më tha: Llaqi ishte futbollist brilant! Në fushë ishte model, shembullor.

Nuk kam patur kurrë asnjë fërkim me të. Dhe që e kam gjykuar shumë. Nuk e merrje vesh luante apo nuk nuk luante.

1 komente në “Treshja magjike dhe Vasillaq Zëri”

  1. Sport says:

    Treshja sulmuese qe do te kujtohet perhere me respekt. Edhe Dhori Prifti ka qene albiter me eksperience, respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje