VIDEO/ Nis studimi për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës: Standarde amerikane e britanike

30 Janar 2019, 11:41Sport TEMA

Ka nisur studimi i fizibilitetit në sipërfaqen ku do të ndërtohet stadiumi i ri i qytetit të Kukësit.

Një grup ekspertësh kanë nisur matjet sizmike për të përcaktuar sjelljen e terrenit poshtë në rast tërmetesh.

Pas kësaj, ekspertët do të përcaktojnë parametrat gjeoteknike të duhura për ndërtimin e stadiumit të ri që përfshin tribunën dhe ndërtesat e tjera.

Sa i takon rezultateve të punës së kësaj faze, ato do të dalin pas shpimeve të cilat do të bëhen në gjithë perimetrin e përcaktuar.

Nga ana tjetër, mostrat e marra do të dërgohen në laborator të specializuar në mënyrë që të dhënat të jenë sa më të sakta.

Puna në terren po realizohet sipas standardeve amerikane dhe britanike.

Ndërtimi i stadiumit të ri të qytetit të Kukësit do të bëhet në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Qeverisë Shqiptare.

Mungesa e një stadiumi me standarde bashkëkohore e ka penalizuar skuadrën e Kukësit që të zhvillojë ndeshjet në qytetin e saj.

Me përfundimin e ndërtimit të stadiumit të ri, përveç ndeshjeve kombëtare, Kukësi do të ketë mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare në qytet.

 

1 komente në “VIDEO/ Nis studimi për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës: Standarde amerikane e britanike”

  1. DUCJA says:

    Kush do ta mbushi stadiumin e kukesit. Ata 10 vete qe ka e mbetur aty do kene vdekur deri ne inagurim. Cjane keta koqe qe nuk bejne stadium fjala vjen ne durres apo vlore apo fier po e bejne ne kukes. U ka ikur truri per lesh me duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje