Juventusi është skuadra që vitet e fundit ka dominuar futbollin Italian.
Bardhezinjtë janë skuadra më në formë në Serinë A – ku edhe në këtë sezon janë drejt konfirmimit si kampion.
Tek “Zonja e Vjetër” janë afruar por edhe larguar shumë lojtarë mjaft të mirë.
Buffon i pari dhe Benatia i fundit: shumë futbollistë të mëdhenj në historinë e Juventusit kanë ndryshuar skuadër dhe nëse mblidhen së bashku do të formojnë sot një ekip shumë konkurrues.
Më poshtë po ju tregojmë disa prej lojtarëve të larguar nga ekipi i Juventusit që nëse do të bëheshin bashkë do të formonin një 11-she konkuruese.
Buffon tek Psg
Lichtsteiner tek Arsenal
Benatia në Al-Duhail
Caldara tek Milan
Asamoah tek Inter
Sturaro tek Genoa
Mandragora tek Udinese
Marchisio tek Zenit
Pjaca tek Fiorentina
Higuain në Milano dhe pastaj në Chelsea
Cerri tek Cagliari
(TemA)