Morata prezantohet tek Atletico Madrid, debuton ndaj dy ish skuadrave të tij

29 Janar 2019, 16:07Sport TEMA

Alvaro Morata është prezantuar këtë të martë tek klubi i tij Atletico Madrid.

Sulmuesi spanjoll në fjalët e tij të para si sulmuesi i Atletico Madrid u shpreh:

“Doja të kthehesha, njerëzit që më njohin e dinë se çfarë do të thotë të jem këtu”, ishin fjalët e tij të para.

Sulmuesi spanjoll luajti me të rinjtë e Colchoneros përpara se të transferohej te Getafe dhe më pas te Reali dhe pikërisht për këtë arsye ai nuk mori pëlqimin nga disa tifozë.

Ish-sulmuesi i Chelseas dëshiron të përqendrohet vetëm në fushën e lojë dhe debtuimim e tij të parë më fanellën e Atletico Madridit do ta ketë ndaj dy ish skuadrave të tij me Real Madridin dhe Juventusin në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Morata komentoi edhe ofertën e skuadrës së Milanit:

“Nëse unë jam këtu do të thotë sepse kam dashur të vij këtu: I dhashë fjalën klubit se kur të ishte e mundur do të rikthehesha”, u shpreh Morata. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje