Higuain i përgjigjet Salvinit: Krenar nëse ai flet keq për mua

29 Janar 2019, 14:47Sport TEMA

“Nëse dikush flet keq për ju, ju duhet të jeni krenar, sepse kjo do të thotë që jeta juaj është më e rëndësishme se e tij “”, këto janë fjalët që sulmuesi më i ri i skuadrës së Chelseas Gonzalo Higuain, ka shkruar në proflilin e  tij në Instagrim të cilat sipas shtypit Italian janë një përgjigje për zëvnedëskryeministrin Italian Mateo Salvini.

Salvini i cili mban dhe postin e Ministrit të Brendshëm, hodhi akuza në drejtim të argjentiasit pas largimit nga Milano duke e qujtuar si një person të padenjë dhe mercenar.

Dhe kjo ka bërë që Higuain t’i përgjigjet Salvinit, i cili  njihet si një tifoz i madh i skuadrës së Milanit.

Higuain, shënoi tetë gola në 22 ndeshje me fanellën e Milanit dhe në këtë merkato janari u transferua tek Blutë e Londrës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje