Fitorja e Kastriotit, sipas Gëzim Sinematit ka hedhur në tapet një skuadër serioze siç ishte Luftëtari.
I ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’, Sinemati ka komentuar gjendjen e skuadrave deri në këtë moment, ndërkohë që ka folur edhe në lidhje me Partizanin dhe skuadrat e tjera.
“Të fillojë faza me Luftëtar që dorëzohet, thuhet se humbi një ekip serioz. Ky brez futbollistësh bënë një ndeshje jo të vërtetë nga ana teknike. Duhet të qajmë Luftëtarin.
Sa i përket Partizanit është solid dhe jo shumë i interesuar për spektakël. Partizani ka qenë i fortë edhe vite të tjera, por ka pasur kundra fantazma ndërsa sivjet nuk ka arbitra kundra”, u shpreh Sinemati.
Eshte e vertete. gezimi nje analist qe i flet zemra per te verteten.