Ole Gunnar Solskjær po e përgatit Manchester United për sezonin e ardhshëm – me ose pa atë në krye.
Që pas emërimit në krye të pankinës së “Djajve të kuq”, trajneri norvegjez ka fituar tetë ndeshjet e tij të para.
Solskjær, megjithatë, ende nuk ka një marrveshje për një projektë afatgjatë me drejtuesit e skuadrës.
“Sezoni i ri? Ajo që ka rëndësi është që Manchester United të përgatitet për sezonin e ardhshëm me ose pa mua, nuk ka rëndësi, unë jam këtu për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm “, tha Solskjær.
Në vijim Solskjaer tha se është i kënaqur me atë që kanë dhënë lojtarët e tij, ndërsa shtoi se nuk pret ndonjë afrim ose largim në këtë merkato janari.
Ole Gunnar Solskjær ka ndryshuar totalisht lojën e Manchester United duke pasu një ecuri mjaft të mirë.
Solskjær u emërua në krye të Manchester United pas shkarkimit që drejtuesit anglez i bën trajnerit portugez Jose Mourinho. (TemA)