Tirana zyrtarizon afrimin e mbrojtësit Jurgen Goxha

28 Janar 2019, 20:39Sport TEMA

Bardheblutë pas dy fitoreve radhazi, në Kupën e Shqipërisë me Flamurtarin dhe me Kamzën në kampionat, tashmë i kanë lënë vend merkatos.

Sot, Tirana ka zyrtarizuar një përforcim në repartin e mbrojtjes dhe është pikërisht një futbollist që vjen nga Kategoria e Parë, i cili është dalluar edhe si sulmuesi me Erzenin ku ka luajtur por edhe Besëlidhjen e Lezhës.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Jurgen Goxha, i cili më herët ka qenë pjesë e Erzenit të Shijakut dhe prej disa ditësh ishte në provë te bardheblutë, ndërsa tani ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë.

Goxha do të jetë një “armë” më shumë për trajnerin Ardian Mema, për fazën finale të sezonit, aq më tepër që luan në një repart që ka përfunduar shpesh në qendër të kritikave.

Ndërkohë, Tirana pret që të bëj edhe ndonjë goditje në limitet e tregut, pasi një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe drejtuesit teknik të 24 herë kampionëve edhe pas ndeshjes me Kamzën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje