Sulmuesi i Chelseas, Alvaro Morata, i është bashkuar klubit spanjoll Atletico Madrid në huazim deri në fund të sezonit 2019-2020.
26-vjeçari u bashkua me Chelsean nga Real Madrid në korrik 2017 për një shifër rekord prej 60 milion funtesh, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.
Ai ka bërë 47 paraqitje në Premier League për Blues, duke shënuar 16 gola.
Alvaro Morata u largua nga Londra pasi tek Chelsea nënshkroi me sulmuesin Argjentinas Gonzalo Higuain javën e kaluar.
Ndeshja e tij e fundit për Chelsean ishte kundër Nottingham Forest në FA Cup më 5 janar, ku ai shënoi
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Mezor po pres që të filloj stërvitjen, të takoj shokët e mi të rinj dhe të luajmë së bashku”, ishin fjalët e para të Moratës si lojtari i Atletico Madrid. (TemA)