Elseid Hysaj ka luajtur shumë pak, por Ançeloti nuk e grumbollon në ndeshjen me Milanin për shkak të… lodhjes

28 Janar 2019, 18:43Sport TEMA

Ditën e nesërme Milani dhe Napoli luajnë ditën e nesërme, sfidën mes tyre për raundin çerekfinal të Kupës së Italisë.

Në listën e publikuar sot nga napolitanët, bien në sy dy mungesa në mbrojtje.

Elseid Hysaj dhe Raul Albiol, nuk do të jenë nesër të gatshëm për Ançelotin, me arsyetimin se janë të lodhur.

Për këtë arsye, të dy do të lihen pushim, që të mos rrezikohet me ta.

Ndërkohë, rikthehet Alan, që nuk ishte pjesë e grumbullimit për sfidën në fundjavë për kampionat, po ndaj Milanit.

Ky pretendim është i habitshëm në fakt në rastin e Hysaj, pasi këtë sezon ai ka luajtur shumë pak, dhe ka përfunduar zgjedhje e tretë e trajnerit Ançeloti, në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Duket se ky është thjesht një justifikim, pasi tashmë Hysaj nuk preferohet më nga Ançeloti, dhe nuk është çudi që këto ditë të merkatos që kanë mbetur, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të largohet në ndonjë ekip tjetër.

Ai prej kohësh kërkohet me ngulm nga ish- trajneri i tij Sarri, që tashmë drejton Çelsin e Londrës.(TemA)

2 komente në “Elseid Hysaj ka luajtur shumë pak, por Ançeloti nuk e grumbollon në ndeshjen me Milanin për shkak të… lodhjes”

  1. Sahiti says:

    EL SAIDI ben mire te niset per Egjypt se ndoshta gjen vend ne ndonji skuader.

  2. Çentrale says:

    Pa merak. Do kthehet te luaje me Shkodren vitin tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje