Ideja e klubit të Milanit për të rikthyer Gerard Deulofeu në San Siro ka marrë dakordsinë edhe të trajnerit.
Leonardo dhe Maldini po punojnë për të kryer këtë transferim në këtë merkato janari të sulmuesit spanjoll i cili luan në Angli.
Negociatat për dy drejtuesit e Milanit nuk rezultuan të lehta, sepse Watford vendosi që t’i thotë jo ofertë së kuqezinjve pasi klubi anglez nuk hoqi dorë nga kërkesa prej 25 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa rossonerët e donin në huazim dhe me të drejtë blerje. Formulë që në fakt, nuk i pëlqen britanikëve.
Ish lojtari i skuadrës së Barcelonë Gerard Deulofeu, ka veshur fanellën e Milanit nga janari deri në qershor të vitit 2017, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. (TemA)