Forma spektakolare, Mancini rikthen në kombëtare Quagliarellan

29 Janar 2019, 15:44Sport TEMA

Fabio Quagliarella po jeton një moment fantastik edhe pse ai është në moshën 36 vjeçare.

Performance e jashtëzakonshme që po bën në këtë sezon me skuadrën e Sampdoria, ka bërë që ai të të rikthehet në ekipin kombëtar të Italisë.

Në fakt, trajneri i përfaqësueses italiane Roberto Mancini, ka vendosur ta thërrasë atë për dy seancat stërvitore të planifikuara për javën e ardhshme në Coverciano.

Një kthim pas katër vitesh për bomberin e Sampdoria pasi hera e fundit që ai ka qenë pjesë e kombëtares daton në tetor të vitit 2015 kur në krye të Italisë ishte trajneri Antonio Conte.

Fabio Quagliarella, në këtë sezon po bën një paraqitje magjike duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në kampionat duke barazuar edhe rekordin e vendosur nga Badistuta.

Ndërkohë, me kombëtaren italiane Quagliarella ka bërë 25 paraqitje duke shënuar edhe 7 gola. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje