Mbledhje sekrete, kinezët i vënë kusht Spallettit. Çfarë autogoli "Perisic"

29 Janar 2019, 16:47Sport TEMA

Një pikë në dy ndeshje dhe pakënaqësia e një prej futbollistëve kyç në formacionin zikaltër. Telashet te Interi janë shtuar dhe përballja me Lazion në Kupën e Italisë po afron.

Në “San Siro”, mbrëmjen e të enjtes, zikaltrit kanë shansin të eliminojnë skuadrën e Strakoshës dhe të sigurojnë biletën për në gjysmëfinale.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë stoli i Luciano Spalettit do të lëkundej jo pak dhe mund të merrej edhe një vendim drastik nga krerët e klubit.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, ditën e martë, në një restorant në Milano, emri i të cilit mbahet sekret, presidenti Zhang, bashkë me Marottan dhe Zanettin, kanë darkuar dhe biseduar rreth të ardhmes së trajnerit zikaltër. 

Kushti që i është vënë trajnerit, duke parë ecurinë jo pozitive, ka të bëjë me fitimin e një trofeu: Kupë Italie ose Europa League. Ndryshe, atëherë rrezikohet seriozisht shkarkimi i tij. 

Në anën tjetër, ka ngecur situata sa i përket Ivan Perisic. Kroati ka shfaqur pakënaqësinë dhe ka kërkuar shitjen Problemet personale me një pjesë të grupit dhe me trajnerin e shtyjnë kroatin të ndërrojë fanellë, por edhe kampionat. 

Administratori Marotta e ka zyrtarizuar këtë divorc brenda në shtëpi, por kjo është kthyer në “bumerang”. Në fakt, edhe ato klube që mund të ishin të interesuara, tashmë e dinë që lojtari dëshiron largimin dhe se Interi nuk mund të shtrëngojë shumë litarin sa i përket kërkesave ekonomike. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje