Messi tregon se kush është kritiku i tij më i ashpër: Më vendos nota kur…

29 Janar 2019, 17:51Sport TEMA

Leo Messi ka zbuluar në një intervistë për revistën “World Soccer” se kush është kritiku i tij më i madh.

Bëhet fjalë për djalin e tij të madh, Thiago, të cilit i pëlqen shumë futbolli:

“Flet për futbollin dhe i shikon me kujdes të gjitha detajet e lojës. Është tifoz i madh imi, por kur ndeshjet nuk shkojnë siç duhet, është i pari për të kritikuar”.

“I kam marrë disa kritika nga ai. Ndjek Barcelonën, kampionatin spanjoll, Champions-in… gjithçka. I pëlqen kur më shikon mua në fushë, më bën shumë pyetje dhe kur nuk bëj një ndeshje të mirë, më vendos nota”, shtoi ylli i katalanasve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje