Loret Sadiku pretendon se FSHF-ja i ka falsifikuar një nënshkrim, i cili ia bën më të vështirë kalimin te Kosova.
Sadiku dëshiron me çdo kusht të luaj për Kosovën dhe ta lërë Shqipërinë, të cilës i është bashkuar para anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Por, meqenëse Federata Shqiptare e Futbollit i ka paraqitur problem në procesin e kalimit në radhët e dardanëve, mesfushori difensiv ka angazhuar avokat në mënyrë që përmes FIFA-s t’ia mundësoj vetes transferimin te Kosova.
Futbollisti i ekipit turk, Kasimpasha, pretendon se FSHF-ja ia ka falsifikuar një nënshkrim, i cili ia pamundëson kalimin te Kosova.
Deklarata
“Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai e ka angazhuar një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën”, ka thënë për “Zërin” kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Aktivizimi
Sadiku fillimisht kishte luajtur për të rinjtë e Suedisë, pastaj kishte luajtur edhe për Kosovën në miqësoret e para-anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe në ndërkohë e kishte pranuar ftesën e Shqipërisë. Por, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA 27-vjeçari kishte dashur t’i kthehet Kosovës, sikurse disa lojtarë tjerë, por procesi iu kishte ndërlikuar.
Loret Sadiku, une besoj te e dreja e secilit per te qene i lire por sikur shqiperia te luante ne kampjonatin Evropian apo Boteror, qeshtja e firmes nuk do ishte qeshtje diskutimi tani. Keshtu qe mos u bej qesharak.
Lenje te ikun, rruga e mar i kjoft, kan than te vjetrit.
Kurr mos me majt kan me zor.