FOTO/ "Jepini atij një medalje", tifozët e Liverpool falënderojnë Benitez për humbjen e Man City

30 Janar 2019, 15:59Sport TEMA

Kur Rafael Benitez u largua nga Liverpuli në vitin 2010, ai ishte një legjendë në sytë e shumë tifozëve të “The Reds”.

Trajneri aktual i Neëcastles udhëhoqi Liverpoolin në një fitore historike të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit në 2005 dhe u largua më pas nga “Anfield Road” pesë vjet më vonë.

Dhe me fitoren e djeshme që skuadra e tij Neëcastle arriti ndaj Manchester Cityt me rezultatin 2-1 i ka dhënë klubit të tij të vjetër një shans të artë në garën për titullin kampion të Premier League.

Liverpuli është katër pikë larg Man Cityt dhe në rast të një fitorje në takimin e sotmë përballë Leicester do të thellonte Akoma dhe më shumë distancën me rivalët.

Pas rezultatit të befasishëm, tifozët e Liverpool ishin shumë entuziast në rrjetet sociale duke mos i kursyer elozhet as ndaj trajnerit të tyre Rafael Benitez. (TemA)

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje