Klubi i Partizanit ka arritur marrveshjen me Hektor Idrizajn.
Mbrojtesi i krahut te djathe ka mbyllur aventuren e tij me klubin e Kamzes dhe i eshte bashkuar menjehere te kuqve.
Idrizaj ka firmosur nje kontrate me 15 here kampionet e vendit qe do ta mbaje te lidhur per nje vit e gjysem dhe eshte prezantuar menjehere.
Tek Partizani Hektor Idrizaj do te mbaje te veshur fanellen me numerin 4.
Ne Superiore perveç Kamzes, Idrizaj ka mbajtur te veshur edhe fanellat e Flamurtarit, Bylysit, Teutes dhe Skenderbeut.
Idrizaj ka qene nje deshire e trajnerit Skender Gega i cili kompleton krahun e djathte te mbrojtes. (TemA)