Adoleshenti bën mashtrimin gjenial, ble një PlayStation 4 për... 10 dollarë

31 Janar 2019, 16:08Lifestyle TEMA

Një adoleshent francez është arrestuar pasi pagoi vetëm 10 dollarë për një PlayStation 4.

19-vjeçari i identifikuar Adel ia doli ta bëjë këtë me anë të një rrengu për kasieret. Ai mori lojën dhe e futi në sektorin e frutave për ta peshuar. Më pas i vuri etiketën e frutave dhe hoqi faturën reale.

Kur shkoi tek kasa, qesja i peshoi 2.7 kg dhe duhet të paguante vetëm 10 dollarë.

Çmimi i vërtetë i një PlayStation 4 është 340 euro. Nuk ishte ky qëllimi i Adel. Ai e nxorri në shitje pajisjen për 100 euro pasi donte të paguante biletën e trenit për të shkruar në vendlindjen e tij në Nice.

Adoleshenti u kap nga policia dhe u arrestua për vjedhje pasi u kthye sërish në dyqan që të bëjë të njëjtin rreng për të dytën herë. Ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë dënimi i tij.

1 komente në “Adoleshenti bën mashtrimin gjenial, ble një PlayStation 4 për… 10 dollarë”

  1. Tonin says:

    Nuk eshte asgje gjeniale. Ai eshte nje hajdut ordinier qe shkatrroi jeten e tij per nje ps4. E filloi me burg e keshtu do perfundoje. Eshte e dhimbshme. E turpshme. Humbje e se arrdhmes. Nese shef dicka gjeniale ke harruar ilacet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje